|
|
e Premte, 14 Shtator 2012 20:32 Mbrojtësi i Perusë, Karlos Zambrano, ka sulmuar ashpër dy sulmuesit e Argjentinës, Lionel Mesi dhe Gonzalo Higuain, pas barazimit 1-1 në ndeshjen mes kombëtareve të tyre.
Zambrano, i cili shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij, beson se lojtari i Barcelonës dhe ai i Real Madrid, nuk bënë asgjë tjetër vetëm u ankuan gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa dukeshin të shqetësuar gjatë 90 minutave.
“Mesi dhe Higuain janë vajza të vogla. Ata nuk bënin gjë tjetër vetëm se ankoheshin rreth çdo gjëje gjatë të gjithë takimit”, deklaroi ai për Depor.pe.
“Mesi duhet të ketë qenë i frikësuar pasi nuk bëri shumë. Higuain u mundua të më provokonte gjatë takimit por unë ia hodha. Hiletë e tij nuk funksionuan te unë”.
“Argjentinasit vepruan si të stresuar dhe nuk dinin si të përballeshin me ne. Ata u munduan të më acaronin me fyerje. Ata mendojnë se janë të paprekshëm por e kanë gabim. Futbolli është një lojë për burra”, është deklarata e Zambrano. (LajmeShqip.com)
Murinjo me plane të mëdha për sulmin e Çelsit
Portugezi insiston të marrë me vete Kristiano Ronaldon nga Reali, ndërsa ndjek edhe Kavanin e Runin
lexo më shumë »Riberi nuk ka dyshime: Jemi më të fortë se Borusia!
Mesfushori mendon se surprizave të Dortmundit do t’u vijë fundi në finalen e “Uemblit”
lexo më shumë »Gëtze, lamtumirë finales së Ligës së Kampioneve
Dëmtimi i mesfushorit zgjidh telashin e madh për Klop, duke ditur që tashmë talenti urrehet nga tifozët e Borusia Dortmund
lexo më shumë »Kombëtarja nis grumbullimin “me pjesë”
Nuk është bërë ende publike lista e lojtarëve anti-Norvegji, por De Biasi fillon punën me lojtarë të kampionatit shqiptar
lexo më shumë »Mesi: Transferimi i Neimar do të ishte fantastik për ne!
Argjentinasi mirëpret brazilianin në radhët e Barcelonës, për të formuar një dyshe të pandalshme
lexo më shumë »