|
|
e Hënë, 30 Janar 2012 10:01 Xherdan Shaqiri do të veshë fanellën e Bajernit të Mynihut duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Lajmi është publikuar nga mediat gjermane të cilat kanë bërë të ditur se bavarezët po bëjnë gati ofertën e parefuzueshme për futbollistin kosovar që aktivizohet me Bazelin.
Mesfushori i talentuar ishte mjaft aktiv gjatë merkatos së janarit, pas fillimisht mendohej se do të përfundonte në radhët e Gallatasarajt, por më pas klubi turk nuk ishte në gjendje të përballonte çmimin e kartonit të tij.
Sipas gazetës gjermane “Bild”, Bajerni ka filluar që tani bisedimet me Bazelin, duke menduar që të mbyllë para kohe marrëveshjen dhe t’i japë kohë futbollistit që të mësohet me idenë e transferimit te një klub i madh.
Megjithatë, mendohet se Shaqiri do të jetë një blerje e kushtueshme për këtë skuadër, duke parë se kontrata e tij me Bazel përfundon në vitin 2014 dhe se klubi zviceran nuk ka ndër mend të ulë çmimin e tij. Drejtuesit e kësaj skuadre kanë refuzuar deri tani 8 milionë euro nga Gallatasaraj dhe 12 milionë euro nga Zenit.
Si rrjedhojë, pritet që Bajern Mynih të investojë 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit kosovar, i cili shihet si një nga talentet më të mëdha të futbollit evropian dhe deri tani ka veshur 17 herë fanellën e përfaqësueses zvicerane. (LajmeShqip.com)
Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »Murinjo me plane të mëdha për sulmin e Çelsit
Portugezi insiston të marrë me vete Kristiano Ronaldon nga Reali, ndërsa ndjek edhe Kavanin e Runin
lexo më shumë »Riberi nuk ka dyshime: Jemi më të fortë se Borusia!
Mesfushori mendon se surprizave të Dortmundit do t’u vijë fundi në finalen e “Uemblit”
lexo më shumë »Gëtze, lamtumirë finales së Ligës së Kampioneve
Dëmtimi i mesfushorit zgjidh telashin e madh për Klop, duke ditur që tashmë talenti urrehet nga tifozët e Borusia Dortmund
lexo më shumë »