|
|
e Enjëte, 19 Korrik 2012 16:00 Sulmuesi i Mançester Sitit, Edin Xheko, ka hedhur postë zërat se ai është pranë kalimit te Milani, duke bërë të qartë se as ai e as menaxheri i tij nuk kanë folur me klubin italian.
Sead Susiç, një menaxher që pretendon se përfaqëson lojtarin, deklaroi një ditë më parë në mediat italiane se transferimi ishte “70% i kryer”. Kjo deklaratë u hodh fillimisht poshtë nga Mançester Siti, që bëri të qartë se nuk ka marrë asnjë ofertë për futbollistin boshnjak, ndërsa nuk njihte menaxherin në fjalë, ashtu si më pas ka konfirmuar edhe vetë Xheko.
“Pas spekulimeve të reja rreth largimit tim nga Mançester Siti dhe deklaratave të personave që flasin si menaxherë të mi, më duhet të informoj publikun se nuk kam patur asnjë negociatë me Milanin”.
“Menaxheri im është Irfan Rexhepagiç dhe asnjë prej nesh nuk po shtyn për largimin tim nga skuadra ku gjendem aktualisht”, tha 26 vjeçari në faqen e internetit të klubit anglez. (LajmeShqip.com)
Bajerni mbyll kampionatin me një tjetër triumf
Bavarezët regjistrojnë 91 pikë pas 34 javësh duke marrë fitoren e 16-të në 17 ndeshjet e fazës së dytë
lexo më shumë »Alegri: Kjo është konferenca e fundit… për këtë vit!
Trajneri i Milanit ironizon me zërat e zakonshëm për largimin e tij nga drejtimi i kuqezinjve
lexo më shumë »Markez siguron një tjetër pole në Le Mansh
Spanjolli i Hondas mund bashkëkombësin e tij, Horge Lorenco, për vetëm 30 të mijtat e sekondës
lexo më shumë »Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Murinjo: Ky ishte sezoni më i keq i karrierës time!
Trajneri pranon se ka dështuar pasi nuk ka siguruar asnjë titull në këtë edicion me Realin
lexo më shumë »