|
|
e Martë, 02 Tetor 2012 17:01 Edin Xheko ka paralajmëruar Mançester Sitin se duhet të marrë seriozisht Borusia Dortmund në ndeshjen mes këtyre dy skuadrave në “grupin e vdekjes”, nëse nuk duan të përjetojnë një tjetër eliminim të parakohshëm nga Liga e Kampioneve. Siti luan shansin e vet përballë ekipit gjerman të mërkurën, ndërsa është mundur në takimin e parë nga Real Madrid dhe rrezikon të shohë veten jashtë luftës për kualifikim nëse nuk merr tre pikët nga kjo sfidë.
“Dortmundi ka fituar Bundesligën në dy vitet e fundit dhe unë e di nga eksperienca se sa i vështirë është ai kampionat. Ndaj ata janë padyshim një skuadër elitare ndaj të cilës duhet të jemi në maksimumin tonë”, tha futbollisti i cili ka luajtur për tre sezone me Volfsburg në Gjermani, para se t’i bashkohej ekipit anglez.
“Dortmundi e ka filluar sezonin si ne, duke shënuar shumë gola por edhe duke pësuar shumë. Por këtë fundjavë kanë mundur Mynshengaldbah 5-0, ndaj po kthehen në formën e tyre më të mirë. Si ne, është e vështirë edhe për ata si kampionë në fuqi që janë, pasi çdokush jep 150% ndaj tyre. Për ne është diçka e re, ndaj ky sezon është i ngjashëm për dy skuadrat”, pranoi Xheko.
Sulmuesi është kthyer në një rezervë “të artë” për Mançinin pasi shënon gjithmonë gola të rëndësishëm në minutat e fundit, si ai ndaj Fullhem që i dha suksesin ekipit në fundjavë.
“Unë kam dashur gjithmonë që të qëndroj te Siti dhe të luftoj për një vend në formacion. Kam treguar se mund të shënoj disa gola të rëndësishëm për skuadrën dhe shpresoj të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë”, tha lojtari që mund të fitojë një vend mes titullarëve për sfidën e nesërme. (LajmeShqip.com)
Neimar i jep fitoren Brazilit ndaj Meksikës
Sulmuesi shënon gol dhe jep asist në suksesin 2-0 që afron brazilianët me gjysmëfinalet e turneut
lexo më shumë »Mesi: Kemi zgjidhur telashet me ligjin!
Argjentinasi flet për problemet me taksat e papaguara dhe për jetën e tij, ndikimin në futboll dhe “ofertat e parefuzueshme”
lexo më shumë »Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »