|
|
e Shtunë, 21 Prill 2012 18:00 Granit Xhaka ka konfirmuar se dëshiron të luajë për Borusia Mynshengladbah në sezonin e ardhshëm. Mesfushori kosovar i Bazelit ka arritur një akord paraprak me skuadrën gjermane dhe tashme duhet që dy klubet të gjejnë marrëveshjen mes tyre për transferimin e tij.
Në një prononcim të dhënë për të përditshmen zvicerane “Blick”, Xhaka ka treguar menjëherë se është arritur marrëveshja mes tij dhe drejtuesve gjermanë për kontratën e re.
“Tani gjithçka është në dorën e dy klubeve, unë dëshiroj që të kryej këtë transferim”, ishin fjalët e tij.
Problemi i vetëm për momentin është shifra e transferimit të tij nga njëra skuadër në tjetrën, pasi Borusia Mynshengladbah për momentin ofron 6.5 milionë euro, ndërsa Bazeli kërkon 10 milionë euro për mesfushorin kosovar që luan me përfaqësuesen e Zvicrës.
Megjithatë, sinjale pozitive kanë ardhur edhe nga presidenti i skuadrës së Bazelit, Bernhard Heusler. “Do të fillojmë bisedimet shumë shpejt”, ishte konfirmimi i tij.
Por Bazeli nuk ngutet në këtë situatë, pasi lojtari është nën kontratë me klubin zviceran deri në verën e vitit 2015 e për më tepër, klubi nuk është aspak në vështirësi financiare pasi ka siguruar pak kohë më parë 12 milionë euro për transferimin e mesfushorit tjetër kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili do të kalojë te Bajern Mynih. (LajmeShqip.com)
Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »Klop: Nuk kemi shanse po nuk luajtëm mirë!
Trajneri i Borusia Dortmund është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij nuk është favorite në finale
lexo më shumë »Indiana bën surprizën ndaj Majemit në sfidën e dytë
Barazohet seria finale e Konferencës së Lindjes pasi Indiana arrin të gjejë mënyrën për të ndalur kampionët
lexo më shumë »Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »