Është emri më i ri dhe më i arritshëm. Të martën do jetë takimi midis kryesive, që të bisedohet për transferimin e Alex Witsel në Milanello. 22 vjeçari, luan mirë me të dyja këmbët, me fizik shumë të mirë, ashtu siç dëshiron Allegri, por kushton 8 milionë euro, e në bazë të raporteve të stërmrekullueshme të të dy klubeve, ai mund të vijë edhe më lirë.
Pra, Alex Witsel, pritet të arrijë, por nuk do jetë blerja e madhe e premtuar nga Berlusconi. Nëse ndryshohet rregulla e ekstra-komunitarëve, që pritet të ndodhë në këto javë, atëherë blerja e madhe do jetë Paulo Henrique Ganso, ashtu siç konfirmuan Roberto de Assis dhe Mino Raiola, që treguan se po punojnë së bashku me Braidan në ketë aspekt.
“Ndërsa Kucka nuk do largohet në këtë vit, por pas një viti do shkojë tek një klub më të cilin kemi bërë një maxi-operacion ditëve të fundit”, tha Enrico Preziosi, pa e përcaktuar emrin e klubit, por që tregohet se është Milani, pas operacionit të Boateng dhe të tjerëve.
Juraj Kucka është një mesfushor sllovak, 24 vjeçar, që do përshtatej shumë mirë në skemat e Allegrit.