Ish-asistenti i Guus Hiddink e ka mbështetur rikthimin e tij në Stamford Bridge. Willkins beson se Hiddink nuk do ketë probleme me rikthimin e tij në Londër.
Holandezi i cili e ka drejtuar Chelsean në vitin 2009, kur edhe fitoi trofeun FA Cup, është zgjedhja e parë e Abramoviçit, pas shkarkimit te Ancelottit
Hiddink, 64 vjeç, është me pushime dhe i gatshëm për të lënë rolin e tij si trajner i Turqisë, që mund të kërkojë 4 milionë si kompensim, nëse ai shkon në Stamford Bridge.
Milani duket se e ka mposhtur Chelsean dhe Tottenhamin në garën për të nënshkruar me brazilianin e Santos, Ganson.
Braziliani 21-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane dhe tani janë në pritje se ku do shkojë ai. Burime nga Italia bëjnë të ditur se Milani nuk do ta marrë atë menjëherë, por vetëm në janar të vitit 2012.
Chelsea është shumë i interesuar për ta transferuar atë në Stamford Bridge. Ganso është një prej të kërkuarve në listën e Abramoviçit, ku mendon se mund ta sjellë bashkë me talentin Neymar.