|
|
e Diel, 23 Shtator 2012 10:50 Pozita e favorshme në klasifikim me pikë maksimale pas 5 ndeshjeve të luajtura në kampionat, ka bërë që Tito Vilanova të deklarojë se që tani nuk i intereson të dijë se çfarë do të bëjë Real Madrid.
Skuadra e Zhoze Murinjos është rivali kryesor i katalanasve në luftën për titull dhe para ndeshjes së të dielës ndaj Rajo Vajekano, është 11 pikë pas në renditje në krahasim me Barçën.
“Ajo ndeshje nuk varet nga ne. Ndaj nesër (sot) mendoj se do të shkoj në kinema”, ishte batuta e trajnerit të katalanasve duke ironizuar me frazat që Zhoze Murinjo deklaronte shpesh gjatë sezonit të kaluar kur Reali fitonte dhe kryesonte i shkëputur nga Barcelona.
“Ajo që ishte e rëndësishme për ne, ishte të siguronim 15 pikë nga 15 të mundshme. Nuk ndjej asnjë trysni dhe as detyrime. E dija që në fillim se çfarë kërkohej nga unë dhe mendova ta pranoj këtë sfidë. Megjithëse ndeshja këtë radhë ishte e vështirë, çelsi i saj ishte të shënonim një gol që e dinim që do të haptë kundërshtarët”.
“Kemi gjuajtur 20 herë në portë me raste të pastra për të shënuar. Në vazhdimësi të kampionatit mendoj se do të kemi probleme, por po të shohim të kaluarën, do të kuptojmë se zakonisht shtatori ka qenë një muaj i vështirë për ne”, tha ai duke iu referuar ndryshimit të tendencës për skuadrën e tij. (LajmeShqip.com)
Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »Arbeloa: Të lavdërosh Murinjon është kthyer në sakrilegj!
Mbrojtësi i Real Madrid insiston të flasë pozitivisht për trajnerin portugez edhe pse u largua nga klubi
lexo më shumë »Ueber: Po humb argëtimi i Formula 1!
Piloti i Red Bull mendon se pasiguria e gomave po shkatërron emocionet e garave
lexo më shumë »Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »