|
|
e Enjëte, 20 Shtator 2012 12:30 Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka pranuar se ekipi i tij nuk ishte në formën më të mirë gjatë fitores 3-2 kundër Spartak Moskës në Ligën e Kampioneve. Katalanasve iu deshën dy gola nga i zakonshmi Mesi në 18 minutat e fundit të sfidës për të marrë tre pikët e para në turne.
“Paraqitja ishte e mirë por jo maksimumi. Luajtëm mirë duke u shtrirë në të gjithë fushën. Por gjëja më e mirë ishte reagimi i lojtarëve. Kjo është një ndjenjë e mirë, pasi është e rëndësishme të fillosh me një fitore”.
“Ata ishin të vështirë për t’u hapur dhe na vështirësuan shumë punën me disa kundërsulme. Ndërsa ne krijuam shumë raste për gol. Skuadrat luajnë këtë futboll kaq mbrojtës vetëm kur vihen para nesh”, tha trajneri i katalanasve.
Dëmtimi i Zherard Pike ka prishur planet e Vilanovas, pasi ai ka mbetur pa mbrojtësit e zakonshëm titullarë, Pujol e Pike, ndërsa në ndeshjen e mbrëmshme, në këtë pozicion u aktivizuan dy mesfushorët Maskerano e Song. Për më tepër, edhe Zhordi Alba nuk është në gjendjen e tij më të mirë dhe kjo ka bërë situatën paksa të vështirë vetëm 3 javë para “El Clasico” me Real Madrid.
“Nëse Pike nuk është gati para “El Clasico”, do të thërras në skuadër mbrojtës nga akademia. Mund të kisha aktivizuar edhe Bartra pas dëmtimit të tij, por mendova që Song ka më shumë eksperiencë në Ligën e Kampioneve. Vendosa të mos aktivizoj Bartra pasi nuk kishte luajtur më parë me ne dhe mund t’i peshonte shumë në të ardhmen nëse gjërat do të kishin shkuar keq”, deklaroi trajneri i katalanasve për mbrojtësin e ri që ka marrë këtë sezon nga akademia. (LajmeShqip.com)
Skolari: Neimar do të shkëlqejë te Barça!
Trajneri i Brazilit e bën fakt të kryer transferimin e sulmuesit në radhët e katalanasve
lexo më shumë »Urdhri i fundit i Ferguson: Mos më quani më “Shefi”!
Trajneri u ka dhënë lojtarëve këtë urdhër të fundit kur u tregoi se do të largohej në fund të sezonit
lexo më shumë »Montela ironizon Milanin: Gjuajnë penalltitë më mirë se ne!
Trajneri i Fiorentinës nuk kapërdin lehtë faktin se si kuqezinjtë fituan në minutat e fundit ndaj Sienës
lexo më shumë »Barcelona vazhdon ndjekjen e 100 pikëve të Murinjos
Katalanasit zhvillojnë festën e titullit pas fitores 2-1 ndaj Vajadolid, ndërsa mbeten dy fitore larg rekordit të madrilenëve
lexo më shumë »San Antonio dominon ndaj Memfis në finalen e parë
Teksanët fitojnë pa vështirësi 105-83 në sfidën e parë ndaj debutuesve të finales së Konferencës
lexo më shumë »