|
|
e Martë, 02 Tetor 2012 08:40 Tito Vilanova është i bindur se Barcelona duhet të përpiqet edhe më shumë për të siguruar fitoret, sidomos në Ligën e Kampioneve ku katalanasit sot do të gjenden përballë Benfikës. Me përjashtim të ndeshjes së kthimit në Superkupën e Spanjës përballë Real Madrid, katalanasit kanë fituar 7 takimet e tyre të tjera zyrtare në këtë sezon, por vetëm dy herë kanë ruajtur rrjetën të paprekur.
Për këtë arsye, trajneri mendon se tashmë kundërshtarët kanë gjetur mënyrën për t’iu kundërvënë lojës “tiki-taka” që aplikon skuadra e tij, ndonëse ajo është cilësuar më efektivja në futbollin modern.
“Kjo gjë do të thotë shumë për lojtarët tanë që kanë fituar kaq shumë me këtë model loje. Por gjithashtu të bën të kuptosh se asgjë nuk është e lehtë. Shpesh rivalët tonë nënvlerësohen por të gjithë e panë se sa ekip i mirë ishte Sevilja. Ne jemi gjithmonë ekipi që duhet mundur dhe tani fitoret po bëhen gjithnjë e më të vështira, pasi skuadrat e tjera e dinë se si luajmë”, tha ai.
Kjo javë mund të jetë vendimtare për Barcelonën, pasi sot luan me Benfikën ndërsa në fundjavë është përballë Real Madrid, por Vilanova mendon se është ende herët për të dhënë përfundime.
“Kjo është një javë e rëndësishme pasi luajmë me skuadra të mëdha, por kjo javë nuk është kyç për sezonin. Me përjashtim të ndonjë ngjarje shumë të jashtëzakonshme, titujt zakonisht vendosen shumë më vonë. Por ne kemi vendosur t’i marrim ndeshjet me radhë dhe tani po përqendrohemi vetëm te Benfika”, tha trajneri i Barcelonës. (LajmeShqip.com)
Skolari: Neimar do të shkëlqejë te Barça!
Trajneri i Brazilit e bën fakt të kryer transferimin e sulmuesit në radhët e katalanasve
lexo më shumë »Urdhri i fundit i Ferguson: Mos më quani më “Shefi”!
Trajneri u ka dhënë lojtarëve këtë urdhër të fundit kur u tregoi se do të largohej në fund të sezonit
lexo më shumë »Montela ironizon Milanin: Gjuajnë penalltitë më mirë se ne!
Trajneri i Fiorentinës nuk kapërdin lehtë faktin se si kuqezinjtë fituan në minutat e fundit ndaj Sienës
lexo më shumë »Barcelona vazhdon ndjekjen e 100 pikëve të Murinjos
Katalanasit zhvillojnë festën e titullit pas fitores 2-1 ndaj Vajadolid, ndërsa mbeten dy fitore larg rekordit të madrilenëve
lexo më shumë »San Antonio dominon ndaj Memfis në finalen e parë
Teksanët fitojnë pa vështirësi 105-83 në sfidën e parë ndaj debutuesve të finales së Konferencës
lexo më shumë »