|
|
e Premte, 24 Gusht 2012 12:43 Tito Vilanova, trajneri i Barcelonës, ka mbrojtur portierin Viktor Valdes, falë gabimi të të cilit, Reali shkon më i qetë në ndeshjen e kthimit të Superkupës, pasi është mundur vetëm 3-2 në sfidën e parë në “Kamp Nou”. Sipas teknikut katalanas, është vetë taktika e lojës së Barcelonës që topi të luhet me këmbë duke filluar nga portieri.
“Viktor ia kemi kërkuar ne një gjë të tillë për të filluar lojën me kombinime që nga ai. Do ta mbështetim që ai të vazhdojë të luajë me këmbë siç ka bërë më përpara. Të mos harrojmë se na ka ndihmuar në qindra raste me lojën e tij, një gabim është mëse i pranueshëm”.
“Nuk është mungesë fati, janë thjesht rrethana loje. Me rezultatin 3-1 gjithçka do të ishte më e thjeshtë por ne nuk do të ndryshojmë asnjëherë mentalitetin tonë. Një gjë të tillë ia kërkuam ne Valdes, nuk mund të luajmë mirë futboll nëse nuk e fillojmë nga portieri”.
“Di të them që kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi dominuar dhe kemi krijuar raste. Edhe rezultati deri tani flet në favorin tonë. Mos harroni që Madridi ka lojtarë të mirë dhe ka cilësi të shënojë gola edhe kur nuk krijon shumë raste para portës”, tha Vilanova, i cili më pas lëshoi një thumbim në adresë të Murinjos.
“Nuk çuditem që Murinjo flet përsëri për gjyqtarët. Por sipas meje, Klos Gomes, në përgjithësi e drejtoi mirë takimin”. (LajmeShqip.com)
Milani në Champions mes polemikave
Kuqezinjtë 2-1 me dy gola në minutat e fundit ndaj Sienës, por ka debat për penalltinë e golit të barazimit
lexo më shumë »Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »