|
|
e Hënë, 08 Tetor 2012 16:01 Andre Vijas Boas i ka vënë si qëllim vetes që të ndalë marshimin e Çelsit në kampionat, duke u hakmarrë për shkarkimin nga detyra që i bënë në sezonin e kaluar kur drejtonte blutë londinezë. Pas fitores historike me Totenhemin në fushën e Mançester Junajtid, ai siguroi një tjetër sukses ndaj Aston Vilës, ndërsa është në vendin e katërt në renditje, 5 pikë pas Çelsit me të cilin ndeshet pas dy javësh.
“Kuptohet që do të jetë një ndeshje e vështirë por ne po tregojmë përgjegjësi në lojën tonë, ndërsa shpresojmë të përfitojmë nga fakti që luhet në fushën tonë kundër një kryesuesi të kampionatit që nuk ka njohur humbje dhe ky mund të jetë motivim i mjaftueshëm për t’i mundur”.
“Ndeshja me Çelsin na jep më në fund shansin të hyjmë fuqimisht mes katër skuadrave të para dhe t’i bashkohemi elitës së kampionatit anglez, ku ne kërkojmë prej shumë kohësh të bëjmë pjesë”, tha trajneri i Totenhemit.
Vijas Boas u shkarkua nga puna nga drejtuesit e Çelsit në prill, dy muaj para se të mbyllej sezoni, ndërsa më pas kjo skuadër arriti të fitonte Kupën FA dhe Ligën e Kampioneve falë lojës së lojtarëve veteranë që Vijas Boas ishte munduar të largonte nga skuadra gjatë periudhës kur ai drejtonte aty. (LajmeShqip.com)
Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »Arbeloa: Të lavdërosh Murinjon është kthyer në sakrilegj!
Mbrojtësi i Real Madrid insiston të flasë pozitivisht për trajnerin portugez edhe pse u largua nga klubi
lexo më shumë »Ueber: Po humb argëtimi i Formula 1!
Piloti i Red Bull mendon se pasiguria e gomave po shkatërron emocionet e garave
lexo më shumë »Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »