|
|
e Enjëte, 11 Tetor 2012 13:20 Patrik Vieira beson se futbollistët e rinj anglezë nuk ëndërrojnë më të përfaqësojnë vendin e tyre dhe “nuk janë aq krenarë” kur luajnë me fanellën e “tre luanëve”.
Ish-fituesi i Kupës së Botës me Francën deklaroi se Federata Angleze nuk ka forcën për të detyruar lojtarët e rinj që të kalojnë klubet në plan të dytë dhe sugjeroi se “mungon dashuria për ekipin kombëtar”.
“Në Angli unë me të vërtetë nuk e kuptoj se sa lojtarë të rinj nga mosha 16 deri në 21 vjeç tërhiqen nga ekipi kombëtar me pretendime për dëmtime. Kjo ndoshta është mungesa e forcës së Federatës Angleze. Por ndoshta kjo është edhe mungesë dashurie ndaj ekipit kombëtar”.
“Kur isha i ri, unë dëshiroja të luaja për ekipin kombëtar të Francës. Ai ishte objektivi im, ëndrra ime, por nuk mendoj se e njëjta gjë mund të thuhet për ekipin U-16 dhe U-18 në Angli. Nuk mendoj se të rinjtë po ëndërrojnë më të luajnë me ekipin kombëtar, mendoj se ata nuk janë aq krenarë sa ishin më parë”.
“Këtu po flasim për kombëtaren, që është me madhe se gjithçka tjetër. Kjo nuk do të thotë se dashuroja më pak Arsenalin, por t’i pret që të përfaqësosh vendin tënd dhe kjo ishte diçka për të cilën krenoheshe”, shpjegoi francezi. (LajmeShqip.com)
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »