|
|
e Diel, 19 Shkurt 2012 10:15 Derek Çisora vazhdon të mbetet protagonist edhe kur humbet. Pas ndeshjes me Vitali Kliçko, ku ai u mund me pikë me vendim unanim të jurisë, boksieri britanik ka gjetur një tjetër “armik”, rivalin e tij Devid Hej.
Gjatë konferencës për shtyp të Çisora, ka qenë i pranishëm edhe Hej, ndërsa dy boksierët kanë sharë rëndë njëri-tjetrin. Më pas, Hej është afruar dhe i ka thyer një shishe birre në kokë Çisorës. Kjo ka bërë që mes dy boksierëve të shpërthejë një sherr i mirëfilltë, ku ata jo vetëm kanë grushtuar, por kanë vazhduar të qëllohen me mjete të forta.
Hej ka goditur me një këmbalec kamere në kokë trajnerin e Çisora, ndërsa ky i fundit i drejtohej gazetarëve duke u thënë se e kishin prerë me shishe. Më pas Çisora ka kërkuar publikisht një ndeshje me Devid Hej, në ring apo në rrugë, duke kërkuar hakmarrje pasi si ai, si trajneri i tij ishin përgjakur në këtë zënkë.
Incidenti ka marrë përmasa aq të rënda sa është dashur ndërhyrja e policisë së Mynihut e cila ka hapur një hetim për këtë ngjarje. Ky ishte incidenti i dytë në po aq ditë për Çisora, i cili të premten goditi me shpullë në fytyrë Vitali Kliçkon gjatë ceremonisë së peshimeve, por ky i fundit u hakmor në ring duke e mundur në ndeshjen e vlefshme për titull.
Mediat botërore kanë filluar ta cilësojnë 27 vjeçarin britanik me Majk Tajson, pasi bën veprime po aq të çmendura sa ”Majku i Hekurt”. (LajmeShqip.com)
Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »Klop: Nuk kemi shanse po nuk luajtëm mirë!
Trajneri i Borusia Dortmund është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij nuk është favorite në finale
lexo më shumë »Indiana bën surprizën ndaj Majemit në sfidën e dytë
Barazohet seria finale e Konferencës së Lindjes pasi Indiana arrin të gjejë mënyrën për të ndalur kampionët
lexo më shumë »Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »