|
|
e Mërkurë, 26 Shtator 2012 21:25 Ndeshja më e rëndësishme e Bundesligës mes atyre të luajtura të mërkurën në darkë, ajo mes Borusia Mynshengladbah dhe Hamburg, ka përfunduar në barazim 2-2, një rezultat që nuk ka kënaqur asnjë prej dy skuadrave.
Në një sfidë mjaft emocionuese, ka qenë ekipi mik që ka shënuar fillimisht me Van Der Vart, autor i një goli spektakolar në minutën e 23-të me një gjuajtje diagonale të pakapshme për portierin kundërshtar. Barazimit të Stranzl i është kundërpërgjigjur menjëherë Rudnevs që ka rivendosur avantazhin për miqtë.
Situata për skuadrën e Mynshengladbah është komplikuar në fillimin e pjesës së dytë kur Stranzl është ndëshkuar me karton të kuq. Fatmirësisht për ekipin ku aktivizohet Granit Xhaka, ka qenë spanjolli Alvaro Dominguez që ka vulosur barazimin përfundimtar 2-2 për skuadrën e tij me golin në minutën e parë shtesë të takimit, duke marrë një pikë për moral, pasi të dy skuadrat janë shumë larg pretendimeve për sezonin.
Një ekip që po zhytet gjithnjë e më shumë në krizë është Shtutgart, kampion i Gjermanisë vetëm 5 vite më parë, ndërsa tani mban vendin e parafundit në renditje me vetëm 2 pikë në 5 ndeshje. Goditjen e rëndë të radhës kjo skuadër e ka marrë nga Hofenhaim, që e ka mundur në derbi në fushën e saj me rezultatin 3-0. (LajmeShqip.com)
BUNDESLIGA
JAVA 5 / REZULTATET
B. Mynshengladbah-Hamburg 2-2
39’ Stranzl, 90’+1’ Dominguez / 23’ Van Der Vart, 45’ Rudņevs
Shtutgart-Hofenhaim 0-3
5’ Usami, 47’ Joselu, 58’ Xhonson
Hanover-Nyremberg 4-1
21’ Stindl, 29’ Huszti, 52’, 64’ Ja Konan / 73’ Çandler
Fraiburg-Verder Bremen 1-2
36’ Shmid / 48’ Akpala, 59’ Hunt
Augsburg-Bajer Leverkusen 1-3
51’ Verner / 7’ Kisling, 39’ Vollshid, 44’ Shurle
RENDITJA: Bajern Mynih 15 pikë, Eintraht Frankfurt 13, Hanover 10, Shalke 10, Fortuna Dyseldorf 9, Borusia Dortmund 8, Bajer Leverkusen 7, Verder Bremen 7, Nyremberg 7, Borusia Mynshengladbah 6, Hofenhaim 6, Fraiburg 5, Volfsburg 5, Hamburg 4, Mainz 4, Grojter Fyrth 4, Shtutgart 2, Augsburg 1.
Një gol në shtesë i jep Laçit Kupën e Shqipërisë
Kurbinasit mundin Bylisin me një gol të Çelës dy minuta para se skuadrat të shkonin në gjuajtjet e penalltive
lexo më shumë »Venger: Nuk kemi bërë ofertë për Runin!
Trajneri francez ka hedhur poshtë zërat e përhapur në shtypin anglez për një ofertë ndaj sulmuesit të “djajve të kuq”
lexo më shumë »Bavarezët, çmenduri për të parë finalen në “Allianz Arena”
Tifozët kanë kaluar me orë të tëra në radhë për të blerë biletat për të ndjekur takimin në ekranin gjigand të stadiumit
lexo më shumë »Shkodran Mustafi zgjedh përfundimisht Gjermaninë
Biseda me trajnerin De Biasi nuk e ka bindur mbrojtësin kosovar të veshë fanellën kuqezi, ndërsa është grumbulluar nga Gjermania U-21
lexo më shumë »“Bashkëpronari” i Neimar: E vështirë të mos shkojë te Barça!
Biznesmeni që zotëron 40% të kartonit të futbollistit tregon se si po ecin negociatat për transferimin
lexo më shumë »