|
|
e Martë, 14 Gusht 2012 10:50 Arsenal dhe Mançester Junajtid janë shumë pranë akordit mes tyre për transferimin e Robin Van Persi. Sipas asaj që raporton gazeta “The Sun”, Aleks Ferguson dëshiron të mbyllë gjithçka para fundjavës dhe ka rënë dakord të paguajë 22 milion paund për lojtarin holandez të “topçinjve”.
Ndonëse fillimisht Arsenali kërkonte 30 milion paund për futbollistin në fjalë, Venger ka pranuar të ulë disi kërkesat e tij për dy arsye. E para është se rrezikon që Van Persi të mbetet në skuadër dhe të kthehet në një objekt urrejtje të tifozëve, qëndrim që u shfaq më së miri në miqësoren kundër Këln ku lojtari u vërshëllye në kor.
Arsyeja e dytë është një “telefonatë paqe” e zhvilluar mes trajnerit francez dhe Ferguson, me këtë të fundit që ka insistuar të ketë në dispozicion lojtarin që në ndeshjen e hapjes së kampionatit në fundjavë.
Ndërhyrja personalisht e Ferguson në marrëveshje ka treguar tashmë se si dy ekipet po i afrohen akordit dhe shumë shpejt, holandezi do të jetë partneri i ri i sulmit për Uejn Runin. (LajmeShqip.com)
“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Morati i bën dalje Stramaçionit
Mungon vetëm zyrtarizmi i largimit të trajnerit të ri nga drejtimi i zikaltërve, ku pritet të emërohet Mazarri
lexo më shumë »Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »