|
|
e Shtunë, 11 Gusht 2012 18:35 Mallkimi olimpik i Brazilit ka goditur përsëri, pasi skuadra latino-amerikane nuk ka arritur të marrë medaljen e artë as në Londër 2012, duke u mundur në finale me rezultatin 2-1 nga Meksika në takimin e luajtur në “Uembli”.
Oribe Peralta ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit meksikan dhe atij botëror duke shënuar dy herë përballë seleçaos që cilësohej si favorite absolute për fitoren e turneut dhe pritej të dominonte ndaj meksikanëve për t’i dhënë fund pritjes së përjetshme për një medalje të artë olimpike në futboll.
Meksikanët vinin për herë të parë në finale dhe nuk pritej të dominonin në sfidën e luajtur para më shumë se 86 mijë spektatorëve. Por pakkush mund të kishte parashikuar se kjo ndeshje do të përjetonte golin më të shpejtë olimpik dhe të një turneu zyrtar FIFA, pasi Peraltas iu deshën vetëm 28 sekonda për të dërguar topin në rretë. Një gabim në kalimin e topit prapa nga mbrojtësi Rafael u kthye në një pasim perfekt për Akuino që nuk e pati të vështirë të nxirrte shokun e skuadrës të vetëm para portierit.
As aktivizimi i Hulk në vend të mesfushorit Sandro kur kishin kaluar vetëm 30 minuta lojë nuk ndryshoi fytyrën e ndeshjes ku Brazili nuk u duk në gjendje të kalonte Meksikën, që u mbrojt me rregull dhe vuri në vështirës disa herë prapavijën e skuadrës së Menezes.
Goli i dytë i Peralta erdhi në minutën e 75-të kur ai shënoi m kokë i pashqetësuar nga mbrojtja kundërshtare dhe nga ky moment, Brazili e kuptoi se duhej të priste të paktën edhe 4 vite të tjera për t’iu gëzuar një medalje të artë olimpike në futboll, ndonëse Hulk shënoi golin e ngushëllimit për të vulosur rezultatin përfundimtar 2-1. (LajmeShqip.com)
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »