|
|
e Shtunë, 13 Tetor 2012 10:01 Suksesi 3-0 ndaj Andorrës duket se nuk ka kënaqur Luis Van Gal, i cili pas takimit u shpreh se nuk i pëlqeu fakti se kombëtarja e tij shënoi kaq pak në portën kundërshtare. Fitorja rutinë për holandezët erdhi falë golave të shpejtë të Van Der Vart dhe Huntelar në pjesën e parë, ndërsa debutuesi Shaken shënoi në pjesën e dytë të kësaj sfide për të vulosur rezultatin përfundimtar përballë kombëtares modeste.
“E thashë para ndeshjes se për ne do të ishte e vështirë që të hapnim lojën. Skuadra si Andorra luajnë gjithmonë në mbrojtje, duke e bërë të vështirë punën tonë. Parashikimi im u realizua, pasi ne fituam 3-0 por kjo nuk është mjaftueshëm”.
“Unë mund të jem i kënaqur vetëm me Shaken dhe Lens, të cilët luajtën mirë në këtë ndeshje. Kajt? Unë nuk e aktivizova për ta bërë shok, pasi ai e di që ka shumë konkurrencë në repartin e avancuar. Kur ka mundësi, ai ka minuta në dispozicion, si në këtë ndeshje. Nuk ka arsye pse të pyetni për nj gjë të tillë”, ishte komenti i trajnerit i cili në fillimin e eliminatoreve kishte deklaruar se do të largonte disa veteranë, mes të cilëve emra si Kajt e Van Der Vart.
Ky i fundit ishte protagonist në këtë ndeshje, duke shënuar golin e avantazhit në atë që ishte takimi i tij i 101-të me fanellën e “tulipanëve”. “E di që nuk ishte një ndeshje e madhe, por personalisht ishte diçka e bukur që shënova. Sigurisht, kundërshtari nuk ishte shumë i mirë, por ne u munduam të merrnim maksimumin edhe pse nuk gjetëm hapësira”, tha Van Der Vart pas përfundimit të takimit. (LajmeShqip.com)
GRUPI D
Turqi-Rumani 0-1
45’ Grozav
Holandë-Andorra 3-0
7’ Van Der Vart, 15’ Huntelar, 50’ Shaken
Estoni-Hungari 0-1
47’ Hajnal
Renditja: Holandë 9 pikë, Rumani 9, Hungari 6, Turqi 3, Estoni 0, Andorra 0.
Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »Klop: Nuk kemi shanse po nuk luajtëm mirë!
Trajneri i Borusia Dortmund është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij nuk është favorite në finale
lexo më shumë »Indiana bën surprizën ndaj Majemit në sfidën e dytë
Barazohet seria finale e Konferencës së Lindjes pasi Indiana arrin të gjejë mënyrën për të ndalur kampionët
lexo më shumë »Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »