|
|
e Martë, 11 Shtator 2012 10:01 Roje të armatosura sigurie kanë rrethuar Federatën e Futbollit të Kamerunit në Jaounde pasi tifozët e zhgenjyer kërcënuan t’i bastisnin zyrat e saj pas humbjes turpëruese të ekipit kombëtar.
Katër herë fituesit e Kupës së Kombeve të Afrikës, rrezikojnë të mos marrin pjesë në edicionin e vitit të ardhshëm që zhvillohet në Afrikën e Jugut, pasi u mundën 2-0 nga skuadra modeste e ishujve të Kepit të Gjelbër në ndeshjen e parë të eliminimit direkt mes palëve.
Tifozët e zemëruar demonstruan jashtë zyrave të federatës pas humbjes, duke bërë që ajo të rrethohej nga policia dhe pastaj edhe ushtria, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme për dhunë dhe shkatërrim të këtyre zyrave.
“Çdo turist në këtë vend mund të mendonte se ishim në luftë dhe po përballeshim me ndonjë pushtim, aq e tensionuar u bë situata”, treguan qytetarë që jetojnë pranë zonës së Federatës.
Kjo është goditja e rëndë e radhës e kombëtares që për vite me radhë ka dominuar futbollin afrikan dhe që ka arritur të fitojë edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Sidnei 2000. Por që në edicionin e kaluar të Kupës së Kombeve, ku Kameruni nuk u kualifikua, gjërat kanë marrë një kthesë shumë negative. Fillimisht lojtarët bojkotuan një ndeshje të ekipit kombëtar, ndërsa më pas, kapiteni Samuel Eto’o deklaroi largimin e tij nga kombëtarja të cilën e quajti “amatore dhe të keqorganizuar”. (LajmeShqip.com)
Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »Arbeloa: Të lavdërosh Murinjon është kthyer në sakrilegj!
Mbrojtësi i Real Madrid insiston të flasë pozitivisht për trajnerin portugez edhe pse u largua nga klubi
lexo më shumë »Ueber: Po humb argëtimi i Formula 1!
Piloti i Red Bull mendon se pasiguria e gomave po shkatërron emocionet e garave
lexo më shumë »Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »