|
|
e Premte, 10 Gusht 2012 16:40 Pasi ka shkruar emrin në historinë e atletikës botërore si sprinteri më i madh i të gjitha kohërave duke ftuar për dy edicione radhazi garat e 100 dhe 200 metrave, për Usain Bolt ka ardhur koha që të hakmerret ndaj të gjithë kritikëve të tij, ku i pari në listë ka qenë legjendari Karl Luis.
“Do të them diçka që do të shkaktojë polemika. Nuk kam më respekt për Karl Luis”, ishte fraza e parë e Bolt që bëri të heshtte salla e konferencave ku ai po fliste pas fitores së medaljes së artë në garën e 200 metrave.
“Të gjitha gjërat që ai thotë për atletët e sprintit janë degraduese. Mendoj se ai tani po kërkon vetëm pak vëmendje, pasi askush nuk flet më për të. Kam humbur të gjithë respektin që kisha për të”, ishin fjalët e Bolt, i cili më pas është pyetur përse mban këtë qëndrim ndaj atletit që ka fituar 9 medalje ari në pjesëmarrjet e tij në Olimpiada.
“Për shkak të gjërave që flet për drogën”, ishte përgjigja e prerë e rekordmenit botëror.
Katër vite më parë, pasi Bolt shpërtheu në Pekin duke fituar tre medalje të arta, Luis vuri në dyshim aftësitë e sprinterit xhamajkan duke aluduar se mund të kishte marrë substanca dopuese, pasi kishte ulur në mënyrë shumë të ndjeshme rezultatin e tij më të mirë personal.
“Për një atlet që është jashtë sportit, të thotë gjëra të tilla, është shumë bezdisëse për ne që garojmë. Karl Luis, askush nuk e kujton më kush është ai. Ne xhamajkanët kemi punuar shumë dhe kemi arritur deri në limite. Në të ardhmen as nuk duhet të përgjigjem më pyetjeve të personave të tillë”, tha Bolt. (LajmeShqip.com)
Juventusi mundet nga Sampdoria në javën e fundit
Gjenovezët janë të vetmit që i kanë mundur në dy ndeshje kampionët e Italisë në këtë sezon
lexo më shumë »Bajerni mbyll kampionatin me një tjetër triumf
Bavarezët regjistrojnë 91 pikë pas 34 javësh duke marrë fitoren e 16-të në 17 ndeshjet e fazës së dytë
lexo më shumë »Alegri: Kjo është konferenca e fundit… për këtë vit!
Trajneri i Milanit ironizon me zërat e zakonshëm për largimin e tij nga drejtimi i kuqezinjve
lexo më shumë »Markez siguron një tjetër pole në Le Mansh
Spanjolli i Hondas mund bashkëkombësin e tij, Horge Lorenco, për vetëm 30 të mijtat e sekondës
lexo më shumë »Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »