|
|
e Shtunë, 13 Tetor 2012 11:40 Anglia shënoi 5 gola kundër modestëve të San Marinos, por trajneri Roi Hodgson ishte më shumë i shqetësuar dhe i inatosur për ndërhyrjen që dërgoi Teo Uollkot në spital që në minutat e para të sfidës.
Mesfushori u dërgua për teste në kraharor, pasi ai vuante nga vështirësia në frymëmarrje dhe mund të ketë thyer brinjë. Gjithashtu, thuhet se ai ka kollitur gjak dhe me shumë mundësi do të duhet të pushojë disa kohë, duke mos luajtur në takimin e mesjavës ndaj Polonisë.
Portieri i San Marinos, Aldo Simonçini u përplas me Uollkot në minutën e 5-të të ndeshjes, ndërsa lojtari i Arsenalit po përpiqej të kaptë një top të gjatë. Atij iu desh të qëndronte për 5 minuta i shtrirë në fushë nën kontrollin e mjekëve para se të zëvendësohej nga Aron Lenon.
“Do të isha shumë i sjellshëm nëse do ta cilësoja ndërhyrjen e portierit kundërshtar si të pakujdesshme. Ajo ishte një ndërhyrje e ashpër. Nuk mendoj se është bërë me keqdashje, por di që Teo përfundoi në spital prej saj. Situata e tij nuk duket e mirë”, pranoi Hodgson.
Incidenti njollosi disi natën kur Uejn Runi çoi në 31 numrin e golave të tij me kombëtaren, duke u bërë në moshën 26-vjeçare, golashënuesi i 5-të më i mirë në historinë e kombëtares angleze. (LajmeShqip.com)
GRUPI H
Moldavi-Ukrainë 0-0
Angli-San Marino 5-0
35’ (p), 70’ Runi, 37’, 72’ Uellbek, 77’ Oksleid-Çambërlein
Renditja: Angli 7 pikë, Mali i Zi 4, Poloni 4, Ukrainë 2, Moldavi 1, San Marino 0.
“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Morati i bën dalje Stramaçionit
Mungon vetëm zyrtarizmi i largimit të trajnerit të ri nga drejtimi i zikaltërve, ku pritet të emërohet Mazarri
lexo më shumë »Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »