|
|
e Martë, 09 Tetor 2012 08:40 Sulmuesi i Romës, Françesko Toti, ka hedhur poshtë sugjerimet se ai po i afrohet fundit të ditëve të tij si lojtar, duke thënë se është i lumtur të luajë çdo ndeshje, si titullar apo zëvendësues.
Ish-sulmuesi i kombëtares italiane ka kaluar gjithë karrierën e tij me ekipin e Romës, duke zhvilluar më shumë se 500 ndeshje me fanellën e kësaj skuadre që nga viti i largët 1992 dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë i historisë së klubit gjatë kësaj periudhe.
Ndonëse ka edhe dy vite kontratë të mbetura nga marrëveshja 5 vjeçare që nënshkroi në vitin 2009, Toti nuk shqetësohet për të ardhmen e tij.
“Për mua, e rëndësishme është thjesht të luaj futboll. Unë gjithmonë mendoj për ndeshjen e ardhshme. Ndoshta kur të largohem nga futbolli do të mendoj një mënyrë për të përshëndetur ngrohtësisht të gjithë ata që më kanë mbështetur, por për momentin është shumë herët për ta menduar një gjë të tillë”, deklaroi Toti.
Pavarësisht një karriere të gjatë të mbushur me suksese, Toti ka pranuar se momenti më i veçantë i jetës së tij ka qenë kur ka takuar Papën Gjon Pali II.
“Takimi më i veçantë në jetën time ishte kur takova Papën Gjon Pali II. Nuk mund të harroj asnjëherë mirësinë e syve të tij dhe ndjenjën e paqes që dukej sikur rrezatonte”, tha Toti. (LajmeShqip.com)
Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »Kapelo, te PSZH për vetëm një sezon
Trajneri italian pranon të braktisë Rusinë për të drejtuar parisienët që kanë një akord me Venger për vitin 2014
lexo më shumë »Finalja e NBA shkon në ndeshjen e 7-të
LeBron Xhejms shkëlqen në një fitore spektakolare në kohën shtesë për të barazuar serinë ndaj San Antonios në rezultatin 3-3
lexo më shumë »Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »