|
|
e Shtunë, 29 Shtator 2012 20:11 Çelsi vazhdon të kryesojë i vetëm kampionatin anglez pasi ka arritur që në javën e 6-të të mundë një nga rivalët direkt, Arsenalin, në fushën e këtyre të fundit me rezultatin 2-1. Hapa lart në renditje kanë bërë edhe skuadrat e Mançester Sitit dhe të Liverpulit, me këtë të dytën që ka shënuar një goleadë në transfertë duke arritur të lërë pas rezultatet negative të kohëve të fundit. Por rezultati më i bujshëm është padyshim fitorja 3-2 e Totenhem në fushën e Mançester Junajtid, duke ndalur hapin e skuadrës së Ferguson dhe duke triumfuar për herë të parë në “Old Traford” që nga viti i largët 1989.
Derbi londinez mes Arsenalit dhe Çelsit ka qenë një sfidë mjaft entuziazmuese, mes dy skuadrave që kanë rivalizuar që nga minuta e parë. Torres kaloi në avantazh skuadrën e tij pas një gabimi në mbrojtje të vendasve, por rezultati u barazua nga Gervinjo para përfundimit të pjesë së parë. Megjithatë, një goditje dënimi e Mata në minutën e 53-të dhe një tjetër rreshtim krejtësisht i gabuar i mbrojtjes së Arsenalit bëri që ndeshja të përfundojë me fitoren e Çelsit, pavarësisht tentativave të “topçinjve” për të barazuar rezultatin.
Pas katër ndeshjesh pa fitore, Mançester Siti ka arritur të sigurojë tre pikët në transfertën me Fullhem, falë një përmbysje në minutat e fundit të sfidës. Aguero barazoi golin e avantazhit të shënuar nga vendasit që në minutën e 10-të, ndërsa ishte Edin Xheko, i cili 3 minuta para fundit vulosi sfidën me rrjetën e tij.
Në takimet e tjera, bie në sy fitorja e thellë 5-2 e Liverpulit në fushën e Noruiç, ku protagonist kryesor ishte Luis Suarez me 3 golat e tij, duke konfirmuar se është në një formë të mirë dhe se stadiumi “Karrou Roud” i sjell fat, pasi kishte shënuar po aq herë në portën e vendasve edhe në takimin sezonit të kaluar.
Kuptohet që ndeshja më e pritur ka qenë ajo mes Mançester Junajtid dhe Totenhem, ku miqtë kanë triumfuar me meritë 3-2 përballë skuadrës së Ferguson pasi kanë dominuar pjesën e parë të ndeshjes. Gjatë këtij fraksioni loje ata shënuan dy herë me Vertongen e Beil, duke siguruar një avantazh të dyfishtë mëse të merituar. Në fillimin e pjesës së dytë, Mançester Junajtid shënon dy herë me Nani e Kagaua, ndërsa Totenhem kundërpërgjigjet me golin e Dempsi për të qëndruar përsëri në avantazh.
Pavarësisht tentativave të njëpasnjëshme të vendase, të cilët goditën dy herë shtyllën, takimi përfundoi me fitoren historike të londinezëve të cilët i bashkohen grupit të skuadrave që luftojnë për katër vendet e para. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 6 / Rezultatet
Arsenal-Çelsi 1-2
42’ Gervinjo / 20’ Torres, 53’ Mata
Everton-Sauthempton 3-1
25’ Osman, 32’, 38’ Jelaviç / 6’ Ramirez
Fullhem-Mançester Siti 1-2
10’ (p) Petriç / 44’ Aguero, 87’ Xheko
Noruiç-Liverpul 2-5
61’ Morrison, 87’ Holt / 2’, 38’, 57’ Suarez, 47’ Shahin, 68’ Xherard
Riding-Njukasëll 2-2
57’ Kebe, 62’ Hant / 59’, 83’ Ba
Stouk-Suonsi 2-0
12’, 36’ Krauç
Sandërlend-Uigan 1-0
51’ Fletçer
Mançester Junajtid-Totenhem 2-3
51’ Nani, 53’ Kagaua / 3’ Vertongen, 32’ Beil, 52’ Dempsi
RENDITJA: Çelsi 16 pikë, Everton 13, Mançester Junajtid 12, Mançester Siti 12, Totenhem 11, Uest Bromuiç 10, Arsenal 9, Fullhem 9, Njukasëll 9, Uest Hem 8, Suonsi 7, Stouk 7, Sandërlend 7, Liverpul 5, Aston Vila 4, Uigan 4, Sauthempton 3, Noruiç 3, Riding 2, QPR 2.
Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »Barcelona fillon të kërkojë zëvendës për Vilanovan
Vizitat e herëpashershme në Nju Jork të trajnerit aktual shtojën dyshimet rreth të ardhmes
lexo më shumë »Zyrtare: Murinjo ikën nga Reali në qershor
Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, konfirmon zërat që qarkullonin prej kohësh në media
lexo më shumë »