|
|
e Mërkurë, 22 Gusht 2012 10:50 Totenhemi është shumë pranë firmosjes me brazilian Uillian nga Shakhtar Donetsk, pasi dy klubet kanë rënë parimisht dakord për transferimin e tij për 20 milion paund. Por shpenzimet nuk ndalen këtu, pasi para tij në sulm mund të luajë një tjetër brazilian, Leandro Damiao.
Për ndeshjen e hapjes së sezonit, Vijas Boas kishte në dispozicion vetëm Xhërmein Defo në repartin e avancuar, ndërsa tani shpreson të ketë më shumë alternativa në sulm, pasi siguroi më në fund edhe firmën e Emanuel Adebajor nga Mançester Siti.
24 vjeçari Uillian nuk është i lumtur me klubin e Shakhtar Donetsk, pasi ky i fundit refuzoi një ofertë të Çelsit në fillimin e verës. Roman Abramoviç në atë periudhë i cilësoi si të ekzagjeruara kërkesat e ukrainasve, por drejtuesit e Totenhem nuk e mendojnë në të njëjtën mënyrë dhe kanë plotësuar kërkesat ekonomike të klubit. Uillian e krahason veten me Modriç dhe gjatë vitit të kaluar ka zhvilluar kurse intensive anglishteje, pasi ka qenë i bindur se do t’i vijë një ftesë nga kampionati anglez.
Ndërkohë, vazhdojnë bisedimet intensive për të siguruar Leandro Damiao nga Internacional, pasi 23 vjeçari nuk do të ishte kundër një transferimi në Angli. Nuk janë bërë të ditur detajet ekonomike, por marrëveshja pritet të kushtojë rreth 20-25 milion paund.
Vendimi për këto investime të rëndësishme u mor pasi Totenhem humbi ndeshjen e parë në kampionat përballë Njukasëll me rezultatin 2-1. (LajmeShqip.com)
Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »Heinkes: Ky është shansi im i fundit për Ligën e Kampioneve
Trajneri gjerman dëshiron të largohet “nga dera kryesore” e futbollit evropian
lexo më shumë »Babai i Neimar: Të mbyllet sa më parë ky ankand!
Kthimi në një telenovelë i transferimit të futbollistit te Barcelona ka acaruar më shumë situatën
lexo më shumë »Benitez-Napoli, mungon vetëm firma në kontratë
Trajneri spanjoll do të marrë drejtimin e skuadrës italiane sapo të mbyllë aventurën te Çelsi
lexo më shumë »Inter-Stramaçioni, fundi i një dështimi të paralajmëruar
Pritet vetëm zyrtarizimi por trajneri është lajmëruar se nuk do të ulet më në pankinën zikaltër
lexo më shumë »