|
|
e Martë, 11 Shtator 2012 12:01 Zviceranët duket se po bëjnë të pamundurën për të tensionuar sa më shumë sfidën mes Zvicrës dhe Shqipërisë, duke kërkuar me çdo kusht të ngjallin ndjenjën e nacionalizmit dhe për më tepër duke tentuar në të gjitha mënyrat për të ulur imazhin e lojtarëve të përfaqësueses shqiptare të futbollit.
Pas shprehjes “pjatalarës” të përdorur nga “Blick” kundër mesfushorit të përfaqësues shqiptare, Burim Kukeli, provokimi i radhës vjen nga portali i interntit 20min.ch, i cili rreshton 5 arsyet pse Zvicra duhet të fitojë sot kundër Shqipërisë.
Një nga këto arsye është se sa herë që zviceranët luanin kundër shqiptarëve, ata arrinin të kualifikoheshin në fazën finale të një turneu, siç ka ndodhur në Botërorin 1966 dhe Euro 2004. Por provokimi ka qenë pikërisht në arsyen e fundit, që titullohej “5 shqiptarët më të mirë janë zviceranë”.
“Pesë yje të kombëtares kanë rrënjë shqiptare. Ata luajnë te Bajern Mynih (Shaqiri), Napoli (Behrami e Xhemajli), Borusia Mynshengladbah (Xhaka) dhe Dinamo Kiev (Mehmedi). Edhe kundërshtari ka “legjionarë”, por të një niveli krejtësisht inferior. Këta shqiptarë luajnë për Luganon (Sadiku), Paderborn (Meha), Pas Janina (Lila e Vila) apo Sepahan (Bulku). Kjo nuk është saktësisht bota e futbollit të madh”, shkruhet në këtë shkrim të 20min.ch, që është shoqruar me komente nacionaliste të tifozëve zviceranë që presin një goleadë ndaj “amatorëve” shqiptarë.
Tani është në dorën e Canës, Bogdanit e kuqezinjve të tjerë të tregojnë sot se luajnë dhe janë pjesë e futbollit elitar botëror po aq sa “5 shqiptarët më të mirë zviceranë”. (LajmeShqip.com)
Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »Murinjo me plane të mëdha për sulmin e Çelsit
Portugezi insiston të marrë me vete Kristiano Ronaldon nga Reali, ndërsa ndjek edhe Kavanin e Runin
lexo më shumë »Riberi nuk ka dyshime: Jemi më të fortë se Borusia!
Mesfushori mendon se surprizave të Dortmundit do t’u vijë fundi në finalen e “Uemblit”
lexo më shumë »Gëtze, lamtumirë finales së Ligës së Kampioneve
Dëmtimi i mesfushorit zgjidh telashin e madh për Klop, duke ditur që tashmë talenti urrehet nga tifozët e Borusia Dortmund
lexo më shumë »