|
|
e Shtunë, 18 Gusht 2012 13:20 Fernando Lorente dhe Havi Martinez nuk do të luajnë në këtë fundjavë me fanellën e Atletik Bilbao përballë Betis në ndeshjen e javës së parë të kampionatit spanjoll. Vendimi është marrë nga trajneri Bielsa pas problemeve që u shfaqën në stërvitje, ku tifozët fyen rëndë të dy lojtarët që presin të transferohen shumë shpejt në radhët e një ekipi tjetër.
Në stërvitjen e të premtes, tifozët e Atletik Bilbaos protestuan kundër lojtarëve me parulla dhe me fyerje shumë ofenduese. “Tradhtarë” dhe “Mercenarë” ishin dy parullat e mëdha që u shfaqën në muret e qendrës stërvitore, ndërsa më pas filluan fyerjet në kor ndaj të dyve nga tifozët e pranishëm në stërvitje.
Më pas ka vazhduar një breshëri vërshëllimash sa herë që Lorente e Martinez i afroheshin pjesës së fushës ku gjendeshin tifozët, të cilët kënduan në kor himnin bask.
Në një situatë të tillë, duke parë edhe që lojtarët me shumë mundësi brenda javës së ardhshme nuk do të jenë më pjesë e klubit, Bielsa u ka dhënë fundjavën pushim të dyve. Martinez pritet t’i bashkohet Bajern Mynih që është gati të paguajë 40 milionë euro për të. Ndërsa Lorente ka refuzuar rinovimin me këtë skuadër, pasi mendohet që në garë për të janë disa skuadra angleze dhe Juventus. (LajmeShqip.com)
Rosberg, pole i tretë radhazi me Mercedes
Gjermani siguron vendin e parë në nisje në pistën e Monako, duke kaluar shokun e skuadrës, Luis Hemilton
lexo më shumë »Ançeloti nuk heq dorë: Dua të shkoj te Reali!
Trajneri italian bën të qartë se nuk ka ndryshuar mendje, por është i detyruar të respektojë kontratën
lexo më shumë »Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »Klop: Nuk kemi shanse po nuk luajtëm mirë!
Trajneri i Borusia Dortmund është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij nuk është favorite në finale
lexo më shumë »