|
|
e Premte, 04 Maj 2012 19:02 Xhon Terri ka nxitur shokët e skuadrës te Çelsi që të ndihmojnë Roberto Di Mateon për t’u bërë trajneri i përhershëm i ekipit londinez duke fituar Kupën FA të dielën.
Kuptohet që fitorja e një trofeu në finalen kundër Liverpulit do të rriste ndjeshëm shanset e italianit për të siguruar vendin e punës duke bindur përfundimisht Roman Abramoviç se ai është njeriu i duhur për të drejtuar ekipin. Me sa duket në këtë objektiv, ai ka mbështetjen e plotë të Xhon Territ.
“Ai sigurisht që ka punuar shumë mirë për të na sjellë në këtë pikë ku jemi në kampionat dhe në të gjithë turnetë e tjerë në të cilën morëm pjesë. Fitorja në këtë turne do ta vinte në një pozitë të favorshme”.
“Ai personalisht nuk po e mendon një gjë të tillë, nuk po i lejon lojtarët që të shpërqendrohen nga gjëra të tjera. Di Mateo është shumë pasionant, një person besnik ndaj Çelsit dhe kjo është ngulitur mirë në mendjen e lojtarëve. Ndaj nëse ne mund të fitojmë një trofe dhe t’i japim Robit një bonus për të siguruar këtë vend pune, aq më mirë”, ishin fjalët e kapitenit të Çelsit. (LajmeShqip.com)
“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Morati i bën dalje Stramaçionit
Mungon vetëm zyrtarizmi i largimit të trajnerit të ri nga drejtimi i zikaltërve, ku pritet të emërohet Mazarri
lexo më shumë »Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »