|
|
e Martë, 11 Shtator 2012 13:01 Pragndeshja e sfidës mes Perusë dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2014, ka filluar në mënyrën më të keqe të mundshme pasi është shoqruar me incidente të shumta. Tensioni i pasqyruar që në faqet e shtypit, me thirrje për “luftë” ndaj rivalëve historikë, është shoqëruar me incidente reale që në zbritjen e argjentinasve në tokën peruane.
Në aeroport, qindra tifozë kishin dalë jo për të duartrokitur Mesi & Co., por për t’i vërshëllyer kundra. Kur talenti i futbollit argjentinas ka qenë duke hipur në autobus, tifozët kanë filluar të thërrasin në kor “Kristiano, Kristiano”, duke i kujtuar atij rivalitetin me yllin e Real Madrid, Kristiano Ronaldo.
Por më pas, situata është ndezur dhe ndaj autobusit të kombëtares argjentinase ka vërshuar një breshëri vezësh. Mendohej se gjithçka kishte përfunduar me kaq dhe fjala i kalonte fushës së lojës. Por në momentin kur Argjentina ka dalë nga stadiumi ku do të luhet ky takim, pas stërvitjes së fundit, tifozët kanë sulmuar përsëri autobusin e argjentinasve, këtë radhë me gurë. Fatmirësisht, janë thyer vetëm dritaret e atubusit dhe nuk ka patur të plagosur në radhët e argjentinasve, por policia ka marrë situatën nën kontroll duke trefishuar forcat për të evituar përsëritjen e incidenteve të tilla.
Sikur të mos mjaftonte kjo situatë e ndezur, trajneri i Perusë ka bërë të ditur se do të bëjë gati një “gardh” për të kufizuar Lionel Mesin, duke rritur frikën e argjentinasve edhe për ndërhyrje shumë të ashpra ndaj tij. (LajmeShqip.com)
“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Morati i bën dalje Stramaçionit
Mungon vetëm zyrtarizmi i largimit të trajnerit të ri nga drejtimi i zikaltërve, ku pritet të emërohet Mazarri
lexo më shumë »Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »