|
|
e Mërkurë, 15 Gusht 2012 13:23 Lamtumira e Valentino Rosit nga Dukati i ka hapur rrugë debatit publik mbi shkaqet që çuan pilotin italian të braktisë projektin për t’u kthyer te Jamaha dhe arsyen pse në dy vite, gjithçka ishte një dështim total për skuadrën italiane. Sipas Kejsi Stoner, fajin kryesor e mban mbi shpatulla vetë Valentino Rosi.
“Valentino nuk dëshiron të japë maksimumin në një motor që nuk është perfekt, e ka pranuar edhe vetë ai. Me sa duket, nuk dëshiron të impenjohet për Dukatin. Mua më vjen shumë keq për këtë skuadër, pasi Rosi nuk ka bërë gjë tjetër përveç se është ankuar për motorin në dy vitet me ta. Për më tepër, njerëzit ia falin një gjë të tillë”, ishin fjalët e australianit për “Tensports”.
Stoner nuk është ndalur këtu, por ka sulmuar ashpër edhe drejtuesit e skuadrës italiane, që sipas tij kanë gabuar gjithçka, duke filluar nga projektuesi i Dukatit.
“Burges thoshte se mund t’i sistemonte problemet e motorit për 80 sekonda, por në dy vite nuk kanë bërë asnjë lloj progresi. Që ditën e parë të sezonit, ata u deshën të tërhiqnin të gjitha fjalët që kishin thënë”, përfundoi Stoner.
Këto fjalë duket se nuk e kanë kënaqur shumë Rosin, i cili është kundërpërgjigjur menjëherë ndaj një prej rivalëve të tij më të fortë në vitet e fundit, që në përfundimin e sezonit do të braktisë garat e motoçiklizmit.
“Gjithmonë shumë i këndshëm miku im Kejsi, ah ah ah”, ishte komenti i italianit në adresën e tij në Twitter. (LajmeShqip.com)
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »