|
|
e Hënë, 16 Korrik 2012 13:20 Falë fitores 1-0 ndaj Greqisë, kombëtarja U-19 e Spanjës është shpallur Kampione Evrope. Skuadrës së drejtuar nga Hulien Lopetegui i ka mjaftuar goli i talentit të Real Madrid, Hese Rodriguez për të marrë titullin e dytë radhazi kontinental të kësaj grupmoshe. Me këtë trofe, iberikët vazhdojnë dominimin absolut në skenën e futbollit botëror, ku tashmë regjistrojnë 7 trofe të fituar në vetëm 4 vite.
Kombëtarja e madhe ka kontribuar me dy tituj Kampion Evrope, në vitin 2008 dhe 2012, duke i shtuar edhe Kupën e Botës ë vitin 2010. Më as, vijnë trofetë e fituar nga kombëtaret e moshave, ku U-21 është shpallur Kampione Evrope në vitin 2011, U-19 ka fituar këtë trofe në vitet 2011 dhe 2012, ndërsa U-17 është shpallur Kampione Evrope në vitin 2008.
Në total, janë fituar 6 nga 11 Kampionatet Evropiane të fundit, numra të frikshëm që tregojnë jo vetëm dominimin spanjoll, por edhe punën e jashtëzakonshme që bën Federata e këtij vendi me grupmoshat për të përgatitur yjet e të ardhmes për kombëtaren e madhe.
Që tani, janë të shumtë emrat që duhen parë me vëmendje te kjo kombëtare U-19, duke filluar nga ai që cilësohet “Mesi i ardhshëm”, talenti i Barcelonës, Deulofeu, për të vazhduar pikërisht me Hese Rodriguez, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i turneut me 5 golat e tij. Jo rastësisht, Zhoze Murinjo po mendon që ta afrojë me ekipin e parë, në mënyrë që ky talent të mësojë nga emra si Kristiano Ronaldo, Benzema e Higuain, e pse jo, së shpejti të luajë përkrah tyre. (LajmeShqip.com)
Juventusi mundet nga Sampdoria në javën e fundit
Gjenovezët janë të vetmit që i kanë mundur në dy ndeshje kampionët e Italisë në këtë sezon
lexo më shumë »Bajerni mbyll kampionatin me një tjetër triumf
Bavarezët regjistrojnë 91 pikë pas 34 javësh duke marrë fitoren e 16-të në 17 ndeshjet e fazës së dytë
lexo më shumë »Alegri: Kjo është konferenca e fundit… për këtë vit!
Trajneri i Milanit ironizon me zërat e zakonshëm për largimin e tij nga drejtimi i kuqezinjve
lexo më shumë »Markez siguron një tjetër pole në Le Mansh
Spanjolli i Hondas mund bashkëkombësin e tij, Horge Lorenco, për vetëm 30 të mijtat e sekondës
lexo më shumë »Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »