|
|
e Mërkurë, 03 Tetor 2012 14:10 Mikael Shumaker insiston se vazhdon të jetë shumë i motivuar për të punuar me ekipin e Mercedes në garën e fundjavës në Japoni, pavarësisht dyshimeve të mëdha rreth të ardhmes së tij dhe faktit që sezonin e ardhshëm të Formula 1 ai nuk ka ende një makinë me të cilën të garojë.
Mercedes konfirmoi të premten se Luis Hemilton do të zëvendësonte Shumaker te kjo skuadër pasi kishte nënshkruar një kontraste trevjeçare, duke bërë që piloti 43 vjeçar të mendojë seriozisht nëse do të tërhiqet apo të kërkojë një skuadër më të vogël për të vazhduar karrierën e tij në garat automobilistike.
“Motivimi im është krejtësisht i pandryshuar pavarësisht lajmeve të javës së kaluar, sidomos për faktin se Suzuka është një nga garat kryesore të sezonit për mua”, tha Shumaker, i cili nuk ka arritur asnjë fitore që në momentin kur nënshkroi për skuadrën Mercedes në vitin 2010.
Disa nga momentet më të shkëlqyera të tij kanë ardhur në pistën japoneze, ku një prej tyre është padyshim fitorja e titullit kampion me Ferrarin në vitin 2000. Por pavarësisht dëshirës së mirë për të triumfuar në pistën japoneze, Shumi do ta ketë të vështirë ta bëjë një gjë të tillë edhe për shkak të penalizmit prej 10 vendesh në vijën e nisjes për shkak të përplasjes me Vernje në garën e kaluar.
“Kjo pistë më pëlqen shumë, ka kthesa që e vënë në vështirësi pilotin si në asnjë pistë tjetër. Do të ishte fantastike të arrija një sukses në këtë fundjavë, ndonëse mendoj se shanset e mia janë minimale për shkak të penalizmit në vijën e nisjes. Por unë i kam trajtuar gjithmonë këto si sfida personale”, deklaroi shtatë herë kampioni i botës në Formula 1. (LajmeShqip.com)
Bajerni mbyll kampionatin me një tjetër triumf
Bavarezët regjistrojnë 91 pikë pas 34 javësh duke marrë fitoren e 16-të në 17 ndeshjet e fazës së dytë
lexo më shumë »Alegri: Kjo është konferenca e fundit… për këtë vit!
Trajneri i Milanit ironizon me zërat e zakonshëm për largimin e tij nga drejtimi i kuqezinjve
lexo më shumë »Markez siguron një tjetër pole në Le Mansh
Spanjolli i Hondas mund bashkëkombësin e tij, Horge Lorenco, për vetëm 30 të mijtat e sekondës
lexo më shumë »Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Murinjo: Ky ishte sezoni më i keq i karrierës time!
Trajneri pranon se ka dështuar pasi nuk ka siguruar asnjë titull në këtë edicion me Realin
lexo më shumë »