Lajme Shqip e Premte, 12 Tetor 2012 21:01

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka regjistruar një humbje zhgënjyese në shtëpi 1-2 përballë Islandës dhe qartësisht që tani mund t’i thotë lamtumirë ëndrrave për një kualifikim të mundshëm në Botërorin 2014. Skuadra e drejtuar nga Xhani De Biasi ka dominuar në fushën e lojës por është goditur në momentet e saj më të mira nga islandezët që kanë shfrytëzuar rastet që i janë shfaqur. 

De Biasi kishte vendosur të mos rrezikonte me eksperimente, duke vendosur në prapavijë katërshen e zakonshme me Dallkun, Canën, Mavrajn e Lilën. I vetmi ndryshim në mesfushë ishte aktivizimi i Likës, ndërsa sulmi përbëhej nga dyshja Sadiku-Çani. Kuqezinjtë japin menjëherë sinjale se kërkojnë me ngulm fitoren, ku është Meha që provon të gjejë portën me një gjuajtje që në minutën e 6-të, por topi përfundon jashtë.

Por në momentin më të mirë të kuqezinjve, në minutën e 19-të, vjen goli i Islandës, falë një rivënie anësore, “arma e fshehtë” e islandezëve të drejtuar nga mjeshtri Lars Lagerbak. Topi përfundon te Bjarnason, i cili harrohet i vetëm para portës kuqezi dhe fillimisht me kokë kalon topin mes këmbëve të Ujkanit e pastaj e shtyn në rrjetë.

Kuqezinjtë hidhen me forcë në sulm, ku janë disa raste radhazi para portës kundërshtare, me Bulkun e Lilën që i afrohen golit. Megjithatë, në minutën e 29-të vjen edhe goli i barazimit që ndez entuziazmin e 10 mijë tifozëve të pranishëm në stadium që i rezistuan shiut për të mbështetur kombëtaren shqiptare. Meha shpërthen në krahun e djathtë dhe jep një top në qendër ku Çani shtyn sferën në rrjetë.

Në minutat e mbetura të kësaj pjese, fillon një rrebesh i dendur shiu që jo vetëm penalizon lojën e dy skuadrave, por edhe përmbyt stadiumin “Qemal Stafa”, duke bërë që të shtyhej fillimi i pjesës së dytë për të larguar ujin nga fusha, pjesë e të cilës ishte thuajse e papraktikueshme.

De Biasi vendos të ndryshojë diçka dhe aktivizon Roshin në vend të Mehës në fillimin e pjesë së dytë, por mesfushori e ka shumë të vështirë të tregojë teknikën e tij në terrenin e rënduar nga shiu. Të vetmet rreziqe për portën islandeze vijnë nga kombinimet mes dyshes Çani-Sadiku, ku i pari ul topin, ndërsa i dyti tenton të gjejë portën, por kundërpërgjigjet portieri kundërshtar që shpëton portën nga një gol i sigurt.

De Biasi aktivizon edhe Salihin, duke rreshtuar tashmë 3 sulmues në fushë, por ndërsa Roshi nga një anë humb mundësinë për avantazhin e kuqezinjve, janë kundërshtarët që gjejnë golin e dytë, falë një goditje dënimi perfekte të yllit Sigurdson në minutën e 81-të.

Në minutat e fundit ka kohë edhe për aktivizimin e Bogdanit, i cili tregohet i rrezikshëm me sugjerimet e tij për Sadikun e Roshin, por asnjëri nuk gjen rrugën e rrjetës dhe ndeshja mbyllet me fitoren e Islandës me rezultatin 2-1.

Me këtë humbje, kuqezinjtë duhet të bëjnë llogaritë mirë për të evituar vendin e fundit në grup, pasi tani edhe Islanda ka kaluar në renditje sipër kuqezinjve dhe pretendon pikërisht atë vendin e katërt që ishte objektivi minimal i Shqipërisë në këtë edicion. (LajmeShqip.com)

GRUPI E

Shqipëri-Islandë           1-2

29’ Çani / 19’ Bjarnason, 81’ Sigurdson

Zvicër-Norvegji            1-1

79’ Gavranoviç / 81’ Hangeland

Slloveni-Qipro              2-1

38’, 62’ Matavz / 83’ Aloneftis

Renditja: Zvicër 7 pikë, Islandë 6, Norvegji 4, Shqipëri 3, Slloveni 3, Qipro 3.

Lajmet e fundit

Të gjitha lajmet e fundit në Sport. Aktualizimi i fundit: 19.06.13 // 11:06
(Futboll)

Neimar ka qenë heroi i ndeshjes mes Brazilit dhe Meksikës, duke u hakmarrë për humbjen në finalen e turneut të Lojërave Olimpike vetëm një vit»»

(Futboll)

Klubi i Anzhi Makhashkala do të detyrohet të luajë ndeshjet e veta në Kupat e Evropës larg fushës së vet, për shkak të problemeve me»»

(Futboll)

Që Niemar nuk është një gjigand, këtë e kanë kuptuar të gjithë, por tani Barcelona shqetësohet se mos edhe pesha e lehtë bëhet një pengesë»»

(Futboll)

Lionel Mesi ka bërë të qartë se telashet e tij me shtetin spanjoll kanë përfunduar, pasi ai ka shlyer detyrimet ndaj zyrës së taksave. Argjentinasi»»

(Futboll)

Mançester Junajtid duket se ka lënë pas krahëve pistën e Çesk Fabregas, pasi kërkon t’i rrëmbejë Barcelonës një tjetër futbollist, mesfushorin Tiago Alkantara. Trajneri Devid»»

(Futboll)

Mesfushori i Çelsit, Kevin De Bryn, duket se ka vendosur të kërkojë largimin përfundimtar nga blutë, i ndërgjegjshëm që nën drejtimin e Zhoze Murinjos nuk»»

(Futboll)

Real Madrid po bëhet gati të thyejë çdo rekord të mundshëm botëror pagesash për të siguruar rinovimin e Kristiano Ronaldos. Klubi madrilen i ka vënë»»

(Futboll)

Antonio Kasano duket gjithnjë e më shumë pranë Parmës. Futbollisti i Interit duket se nuk bën pjesë në planet e Maxarrit dhe për këtë arsye»»

(Futboll)

Mbrojtësi i Brazilit, David Luiz, ka pranuar se ai dhe shokët e tij në kombëtare po presin me padurim të kenë mundësinë të përballen me»»

(Futboll)

Stefan El Sharaui dhe Kevin Prins Boateng, nga sezoni i ardhshëm mund të veshin fanellën e Monako, një skuadër e cila po afron lojtarë shumë»»

(Futboll)

Fabio Kapelo do të jetë trajneri i Paris Sent Zhërmen në sezonin e ardhshëm. Lajmi është publikuar rreth mesnatës në të gjithë mediat më të»»

(Futboll)

Japonia duhet të “fshijë” nga fusha e lojës Andrea Pirlon nëse shpreson të ketë shanse për të mposhtur Italinë në ndeshjen e Kupës së Konfederatave.»»

(Basketboll)

LeBron Xhejms ka treguar se sa shumë e dëshiron titullin e dytë kampion radhazi në karrierën e tij me një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen e»»

(Basketboll)

Manu Xhinobili ka dërguar San Antonion vetëm një hap larg fitores së titullit kampion në NBA pasi argjentinasi me lojën e tij ka udhëhequr këtë»»

(Basketboll)

Një paraqitje e jashtëzakonshme e treshes së Majemit, Xhejms-Uejd-Bosh, solli si rezultat barazimin e serisë finale të NBA ndaj San Antonios në 2-2, pas suksesit»»

(Basketboll)

Xhezon Kid ka vendosur të mos shkëputet nga basketbolli, pasi tani nuk do të jetë më një lojtar, por një trajner. Ish-organizatori është kthyer te»»

(Basketboll)

San Antonio i ka dhënë një leksion historik kampionëve në fuqi të NBA, Majemit, në ndeshjen e tretë finale, duke kryesuar tashmë serinë 2-1 pas»»

(Basketboll)

Majemi ka arritur më në fund të tregojë edhe ndaj San Antonios llojin e basketbollit që e bëri atë skuadrën më të mirë në NBA»»

(Boks)

Nuk është rastësi që Floid Meiuedher ka marrë nofkën “Money” (para). Sportisti më i paguar në botë, aktualisht po fiton para jo vetëm me kontrata»»

(Boks)

Floid Meiuedher dhe Vladimir Kliçko kanë regjistruar dje fitoret e radhës në ndeshjet për mbrojtjen e titujve kampion, duke konfirmuar se janë të padiskutueshëm në»»

(Boks)

Vladimir Kliçko, superkampioni i peshave të rënda të boksit, po bëhet gati të hyjë në histori si protagonisti i ndeshjes me shpërblimin më të madh»»

(Boks)

Robin Krasniqi nuk ka qenë i suksesshëm në tentativën e tij për të marrë titullin botëror WBO për peshat deri në 79 kilogram,  pasi është»»

(Boks)

Robin Krasniqi ka vendosur të tallet me rivalin e tij të radhës, kampionin e botës, Natan Kleverli, duke i bërë dhuratë atij një fund. Boksieri»»

(Boks)

Devid Hej ka vendosur të kthehet në mënyrë aktive në ringun profesionist të boksit, duke provuar të sigurojë përsëri një tjetër shans për fitoren e»»

(Tenis)

Rafael Nadal është “mbreti” i pakundërshtueshëm i “Roland Garros”, pasi tenisti spanjoll ka triumfuar për herë të tetë në karrierën e tij në turneun francez.»»

(Tenis)

Vetëm dy javë para fillimit të turneut prestigjioz të Uimbëlldon në tenis, ekspertët e basteve kanë paralajmëruar se ka sinjale të forta se shumë atletë»»

(Tenis)

Serena Uilliams vazhdon dominimin në tenisin femëror, duke regjistruar suksesin e 30-të radhazi në turnetë që ka marr pjesë në vitin e fundit, për të»»

(Tenis)

Rafael Nadal dhe Serena Uilliams janë konfirmuar si dy tenistët më të fortë të momentit, pasi kanë siguruar suksesin e radhës në një turne Masters»»

(Tenis)

Rafael Nadal vazhdon kthimin e tij të suksesshëm pasi ka lënë pas dëmtimin, duke arritur të mundë Stanislas Vavrinka me rezultatin 6-2 dhe 6-4 në»»

(Tenis)

Serena Uilliams ka ruajtur hegjemoninë e saj në kreun e renditjes botërore të tenisit për femra, pasi ka fituar në turneun e Madridit për të»»

(F1)

Piloti i Red Bull, Mark Ueber, mendon se konsumi i gomave po shkatërron plotësisht argëtimin e pilotëve në garat e Formula 1. Ai është i»»

(F1)

Vendimi i gjykatës ndërkombëtare të FIA-s të enjten mund të shtyjë skuadrën e Mercedes të largohet nga Formula 1. Çështja e famshme do të zhvillohet»»

(F1)

Sebastian Vetel i ka dhënë fund të gjitha pasigurive rreth të ardhmes së tij, duke vendosur të shtyjë një tjetër vit kontratën e tij me»»

(F1)

Çmimi i Madh i Kanadasë në Formula 1 është shoqëruar nga një tragjedi mjaft e rëndë, pasi është bërë e ditur se një nga komisarët»»

(F1)

Sebastian Vetel për momentin është i pandalshëm në Formula 1. Gjermani i Red Bull vazhdon të dominojë pa vështirësi edhe në pista ku kjo makinë»»

(F1)

Niko Rosberg ka respektuar traditën familjare dhe 30 vite pas suksesit të babait të tij, Keke Rosberg, ka arritur të marrë vendin e parë në»»