|
|
e Shtunë, 28 Korrik 2012 08:40 Andri Shevçenko ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist dhe të hyjë në botën e politikës. 35 vjeçari do të mbajë gjatë ditës së sotme një konferencë për shtyp ku do të prezantojë edhe planin e tij për të ardhmen.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti në një intervistë të publikua në faqen zyrtare të internetit të klubit të Dinamo Kiev, ku ai ka sqaruar se nuk sheh të ardhmen në botën e futbolli por në politikë, ndonëse mbetet të mësohet nëse ai do të jetë një kandidat në zgjedhje përkrah partisë në pushet të Janukoviç apo opozitës së Timoshenkos së burgosur.
Lojtari kishte edhe një vit kontratë me Dinamo Kiev dhe pritej që të vazhdonte të luante futboll edhe në këtë sezon. Pas Euro 2012, ai vendosi të braktisë përfaqësuesen ukrainase, por tha se dëshironte të vazhdonte të qëndronte në fushën e gjelbër, vendim që me sa duket ka ndryshuar në më pak se një muaj.
Ish-“Topi i Artë”, gjatë kësaj periudhe mori disa oferta mjaft interesante nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA, por ai refuzoi, ndonëse bëhej fjalë për shuma të mëdha që klubet e pasura ishin gati të paguanin për të patur në gjirin e tyre një lojtar si Shevçenko, një nga sulmuesit më të shquar të dekadës së fundit në futbollin evropian. (LajmeShqip.com)
Bajerni mbyll kampionatin me një tjetër triumf
Bavarezët regjistrojnë 91 pikë pas 34 javësh duke marrë fitoren e 16-të në 17 ndeshjet e fazës së dytë
lexo më shumë »Alegri: Kjo është konferenca e fundit… për këtë vit!
Trajneri i Milanit ironizon me zërat e zakonshëm për largimin e tij nga drejtimi i kuqezinjve
lexo më shumë »Markez siguron një tjetër pole në Le Mansh
Spanjolli i Hondas mund bashkëkombësin e tij, Horge Lorenco, për vetëm 30 të mijtat e sekondës
lexo më shumë »Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Murinjo: Ky ishte sezoni më i keq i karrierës time!
Trajneri pranon se ka dështuar pasi nuk ka siguruar asnjë titull në këtë edicion me Realin
lexo më shumë »