|
|
e Mërkurë, 20 Qershor 2012 09:20 Kapiteni i Ukrainës, Andri Shevçenko, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar, ndërsa do të luajë me përfaqësuesen e tij vetëm një ndeshje lamtumire. Lojtari 35 vjeçar tregoi se ky ishte moment i duhur pasi Ukraina u eliminua nga Euro 2012.
“Me shumë mundësi kjo ishte ndeshja ime e fundit me kombëtaren. Ndoshta do të luaj edhe një ndeshje lamtumire”, tha futbollisti që kundër Anglisë veshi për herën e 111-të fanellën e ekipit kombëtar.
Ai ishte shumë i zhgënjyer pas përfundimit të takimit, pasi ukrainasit kishin humbur mundësinë për të hyrë mes 8 skuadrave më të mira në Evropë.
“Sigurisht që jemi të mërzitur, pasi organizonim turneun dhe pas ndeshjes së parë, ishim në një pozicion të shkëlqyer pasi fituam përballë Suedisë. Por kur në grup ke skuadra si Franca e Anglia gjithçka është e vështirë, megjithëse mendoj se kemi luajtur mirë”.
“Krijuam shumë raste për të shënuar dhe mendoj se një gol e shënuam. Ai ishte një gol, e njëjta gjë i ndodhi Anglisë në Botërorin 2010, ku një gol mund të ndryshonte ndeshjen. Lojën e kontrolluam ne por fitoi Anglia, ndaj duhet ‘i bëjmë atyre komplimente”, përfundoi Shevçenko. (LajmeShqip.com)
Grupi D
Francë-Angli 1-1
39’ Nasri / 30’ Leskot
Ukrainë-Suedi 2-1
55’, 61’ Shevçenko / 52’ Ibrahimoviç
Ukrainë-Francë 0-2
52’ Menez, 55’ Kabaje
Suedi-Angli 2-3
49’ Xhonson (ag.), 59’ Mellberg / 23’ Keroll, 64’ Uollkot, 78’ Uellbek
Suedi-Francë 2-0
54’ Ibrahimoviç, 90’+1’ Larson
Angli-Ukrainë 1-0
48’ Runi
Renditja
Angli 7 5-3
Francë 4 3-3
Ukrainë 3 2-4
Suedi 3 5-5
Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Murinjo: Ky ishte sezoni më i keq i karrierës time!
Trajneri pranon se ka dështuar pasi nuk ka siguruar asnjë titull në këtë edicion me Realin
lexo më shumë »Atletiko mund Realin pas 14 vitesh dhe merr Kupën e Mbretit
Suksesi 2-1 në kohën shtesë vjen pas një ndeshje të tensionuar ku u larguan me karton të kuq Murinjo, Kristiano Ronaldo e Gabi
lexo më shumë »Një gol në shtesë i jep Laçit Kupën e Shqipërisë
Kurbinasit mundin Bylisin me një gol të Çelës dy minuta para se skuadrat të shkonin në gjuajtjet e penalltive
lexo më shumë »Venger: Nuk kemi bërë ofertë për Runin!
Trajneri francez ka hedhur poshtë zërat e përhapur në shtypin anglez për një ofertë ndaj sulmuesit të “djajve të kuq”
lexo më shumë »