|
|
e Shtunë, 21 Korrik 2012 09:20 Xherdan Shaqiri ka shënuar kundër Napolit në ndeshjen miqësore që Bajern Mynih ka humbur me rezultatin 3-2. Skuadra bavareze gjendet në Itali për fazën përgatitore të sezonit dhe ka shfrytëzuar këtë mundësi për të zhvilluar takimin miqësor kundër ekipit italian.
Alaba shënoi golin e avantazhit për bavarezët, ndërsa më pas ishte Kanavaro që barazoi para pushimit të ndeshjes. Pandev kaloi para Napolin, por Xherdan Shaqiri, me një supergol në goditje dënimi arriti të vendoste barazpeshën.
Gjithsesi, në minutat e fundit të sfidës, i riu Insinje arriti të shënonte golin e fitores për Napolin që u hakmor disi për Ligën e Kampioneve të sezoni të kaluar ku nuk arriti të mundte bavarezët në fazën në grupe. Duhet theksuar se te Bajern mungonin 8 futbollistët e përfaqësueses gjermane si dhe Frank Riberi. (LajmeShqip.com)
Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »Arbeloa: Të lavdërosh Murinjon është kthyer në sakrilegj!
Mbrojtësi i Real Madrid insiston të flasë pozitivisht për trajnerin portugez edhe pse u largua nga klubi
lexo më shumë »Ueber: Po humb argëtimi i Formula 1!
Piloti i Red Bull mendon se pasiguria e gomave po shkatërron emocionet e garave
lexo më shumë »Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »