Lajme Shqip e Martë, 11 Shtator 2012 21:46

Kombëtarja shqiptare e futbollit është larguar kokulur nga stadiumi i qytetit të Lucernës pasi është mundur me rezultatin 2-0 nga Zvicra, falë talentit të lojtarëve shqiptarë që luajnë për skuadrën helvete, gafave të mbrojtjes sonë dhe pritjeve të portierit Benalio. Ndonëse me rreth 10 mijë tifozë që i mbështetnin në shkallët e stadiumit të Lucernës, lojtarët e përfaqësues shqiptare nuk mundën të merrnin një rezultat pozitiv që do t’i mbante në kreun e grupit. 

Trajneri De Biasi kishte zgjedhur një skemë krejtësisht mbrojtëse, me Bogdanin e vetëm në sulm dhe gjithë pjesën tjetër të skuadrës të orientuar me detyra mbrojtëse. Skema funksionon në minutat e para pasi përfaqësuesja zvicerane nuk gjen asnjë hapësirë për të rrezikuar portën e Ujkanit. Për më tepër, është Shqipëria që ka mundësinë e parë pasi Meha vë në provë reflekset e portierit Benalio me një gjuajtje nga jashtë zonës. 

Por atëherë kur nuk pritej, në minutën e 23-të, një gabim i dyfishtë i Canës dhe Mavrajt, nxjerr të lirë Shaqirin para Ujkanit dhe mesfushori shqiptar bën të festojnë tifozët zviceranë duke shënuar në portën e kuqezinjve. Ashtu siç kishte premtuar, lojtari nuk feston golin në shenjë respekti, pavarësisht vërshëllimave që e shoqëruan gjatë të gjithë takimit atë dhe lojtarët e tjerë shqiptarë që luajtën për Zvicrën.

Pjesa e parë mbyllet pa shumë emocione të tjera, ndonëse kuqezinjtë u shfaqën më kërkues, ashtu si në minutat e para të pjesës së dytë. De Biasi sheh se me këtë rreshtim nuk arrinte të kishte forcë në repartin e avancuar dhe largon Bogdanin e Vilën, për të aktivizuar Çanin e Roshin. Por në momentin më të mirë të kuqezinjve, është Zvicra që gjen përsëri golin, këtë radhë nga një gabim në rreshtimin e prapavijës kuqezi, ku Dallku shkakton 11 metërsh ndaj Stoker dhe Inler nuk gabon nga pika e bardhë përballë Ujkanit.

Me rezultatin 2-0 dhe me 20 minuta të mbetura deri në fundin e ndeshjes, De Biasi rrezikon gjithçka, duke larguar Kukelin për t’i bërë vend Hykës. Kuqezinjtë fitojnë më tepër shpejtësi në sulm, por humbasin ndjeshëm forcë në mbrojtje, duke bërë që ZVicra të krijojë raste të njëpasnjëshme para portës tonë dhe vetëm ndërhyrjet e sakta të Ujkanit shpëtojnë katërkëndorin nga një gol i tretë.

Nga ana tjetër, portieri Benalio kthehet në heroin e vendasve, pasi me pritjet e tij i mohon golin gjuajtjeve nga jashtë të Bulkut, Canës, Çanit, Agollit e Lilës, të cilët provojnë deri në minutat e fundit të shënojnë golin e nderit por nuk arrijnë të kalojnë portierin zviceran.

Vërshëllima përfundimtare mbyll takimin me rezultatin 2-0 dhe ridimensionin Shqipërinë, e cila merr konfirmimin e radhës se nuk është ende gati për futbollin e rëndësishëm. (LajmeShqip.com)

Kualifikueset Brazil 2014

Rezultatet

GRUPI A

Skoci-Maqedoni           1-1

43’ Miller / 11’ Noveski

Belgjikë-Kroaci             1-1

45’ Xhilet / 6’ Perishiç

Serbi-Uells                    6-1

16’ Kolarov, 24’ Toshiç, 39’ Durçiç, 55’ Tadiç, 80’ Ivanoviç, 90’ Sulejmani / 31’ Beil

Renditja: Serbi 4 pikë, Belgjikë 4, Kroaci 4, Skoci 2, Maqedoni 1, Uells 0.

GRUPI B

Itali-Maltë                     2-0

6’ Destro, 90’ Peluso

Bullgari-Armeni            1-0

43’ Milanov

Renditja: Itali 4 pikë, Bullgari 4, Armeni 3, Çeki 1, Danimarkë 1, Maltë 0.

GRUPI C

Austri-Gjermani           1-2

57’ Junuzoviç / 44’ Reus, 52’ (p) Ozil

Suedi-Kazakistan          2-0

37’ Elm, 90’ Berg

Renditja: Gjermani 6 pikë, SUedi 3, Irlandë 3, Austri 0, Kazakistan 0, Ishujt Faroe 0.

GRUPI D

Rumani-Andorra           4-0

29’ Torje, 44’ Lazhar, 90’ Gaman, 90’+2’ Maksim

Turqi-Estoni                   3-0

44’ Emre, 60’ Bulut, 75’ Inan

Hungari-Holandë           1-4

7’(p) Xhuxhak / 3’, 53’ Lens, 19’ Martins Indi, 74’ Huntelar

Renditja: Rumani 6 pikë, Holandë 6, Hungari 3, Turqi 3, Estoni 0, Andorra 0.

GRUPI E

Qipro-Islandë                 1-0

57’ Makridis

Norvegji-Slloveni           2-1

27’ Henriksen, 90’ (p) Rise / 17’ Shuler

Zvicër-Shqipëri               2-0

23’ Shaqiri, 68 (p) Inler

Renditja: Zvicër 6 pikë, Islandë 3, Shqipëri 3, Norvegji 3, Qipro 3, Slloveni 0.

GRUPI F

Izrael-Rusi                      0-4

7’, 64’ Kerzhakov, 18’ Kokorin, 77’ Faizulin

Portugali-Azerbajxhan    0-0

63’ Varela, 85’ Helder Postiga, 88’ Bruno Alvesh

Irlandë V.-Luksemburg  1-1

14’ Shilds / 87’ Da Mota

Renditja: Rusi 6 pikë, Portugali 6, Luksemburg 1, Irlandë e Veriut 1, Azerbajxhan 1, Izrael 1.

GRUPI G

Bosnje H.-Letoni               4-1

12’ (p), 54’ Misimoviç, 44’ Pjaniç, 90’ Xheko / 5’ Gorkshs

Sllovaki-Lihtenshtejn       2-0

36’ Sapara, 78’ Jakubko

Greqi-Lituani                     2-0

56’ Nini, 71’ Mitroglu

Renditja: Bosnje Hercegovinë 6 pikë, Greqi 6, Sllovaki 4, Lituani 1, Letoni 0, Lihtenshtejn 0.

GRUPI H

San Marino-Mali i Zi          0-6

24’, Gjorgjeviç, 26’, 51’ Beqiraj, 69’ Zverotiç, 78’, 82’ Delibashiç

Poloni-Moldavi                    2-0

33’ (p) Blaszczikovski, 81’ Vavrziniak

Angli-Ukrainë                       1-1

87’ (p) Lampard / 39’ Konoplianka

Renditja: Mli i Zi 4 pikë, Angli 4, Poloni 4, Ukrainë 1, San Marino 0, Moldavi 0.

GRUPI I

Gjeorgji-Spanjë                        0-1

86’ Soldado

Francë-Bjellorusi                     3-1

50’ Kapue, 69’ Zhalet, 80’ Riberi / 72’ Putsila

Renditja: Francë 6 pikë, Spanjë 3, Gjeorgji 3, Finlandë 0, Bjellorusi 0.

Lajmet e fundit

Të gjitha lajmet e fundit në Sport. Aktualizimi i fundit: 25.05.13 // 06:05
(Futboll)

Ethet e finales së Ligës së Kampioneve mes dy skuadrave gjermane kanë bërë që të gjithë forcat e ruajtjes së rendit në Gjermani të aktivizohen»»

(Futboll)

Finalja e Kupës së Italisë, derbi mes Lacios dhe Romës, është tensionuar aq shumë sa tashmë gjendja ka mbërritur në një pikë të tillë ku»»

(F1)

Niko Rosberg me Mercedes do të niset i pari në pistën e qytetit të Montekarlos pasi siguroi sot pole-position në Çmimin e Madh të Monakos.»»

(Futboll)

Karlo Ançeloti ka bërë të qartë se dëshiron të shkojë te Real Madrid, ndonëse ka një kontratë ekzistuese me PSZH dhe për momentin është i»»

(Futboll)

Arsen Venger, nëpërmjet editorialit të tij për “Eurosport”, ka parashikuar Bajern Mynih si fituesin e Ligës së Kampioneve në sfidën e sotme ndaj Borusia Dortmund.»»

(Futboll)

Diego Armando Maradona dhe Mishel Platini duket se vazhdojnë duelet e tyre sportive edhe shumë vite pasi kanë mbyllur karrierën si futbollistë. Presidenti i UEFA-s»»

(Futboll)

Neimar në sezonin e ardhshëm do të luajë në Spanjë! Ky është përfundimi i arritur pas disa orësh negociata në Brazil mes drejtuesve të Santos,»»

(Futboll)

Zhoze Murinjo kërkon të marrë Luka Modriç nga Real Madrid, për të kthyer në yllin e mesfushës së Çelsit në sezonin e ardhshëm. Lajmi i»»

(Futboll)

Zinedin Zidan është i bindur se Garet Beil është më shumë se i mirë për të luajtur me Real Madrid dhe ka bërë të qartë»»

(Futboll)

Trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, është i ndërgjegjshëm se Borusia Dortmund nuk është favorite për të fituar Ligën e Kampioneve në finalen e sotme»»

(Futboll)

Valter Mazarri është trajneri i ri i Interit. Lajmi është zyrtarizuar pak orë pasi është mësuar se klubi i kishte komunikuar Andrea Stramaçionit shkarkimin nga»»

(Futboll)

Trajneri i Bajern Mynih, Jup Heinkes, mendon se ndeshja e të shtunës me Borusia Dortmund në “Uembli”, do të jetë mundësia e tij e fundit»»

(Basketboll)

Indiana ka bërë surprizën në finalen e Konferencës së Lindjes në NBA pasi ka barazuar 1-1 serinë ndaj Majemit, duke i vjedhur kampionëve të NBA»»

(Basketboll)

Nëse ndokush dëshironte një provë se LeBron Xhejms është ylli më i shndritshëm i këtij brezi të NBA, ajo ka ardhur në ndeshjen e parë»»

(Basketboll)

San Antonio i ka mbijetuar furisë së minutave të fundit të Memfis, për të fituar edhe takimin e dytë të finales së Konferencës së Perëndimit,»»

(Basketboll)

San Antonio ka treguar se eksperienca mund të bëjë një diferencë të madhe kur bëhet fjalë për të luftuar për titullin kampion në NBA. Teksanët»»

(Basketboll)

Indiana ka arritur të sigurojë finalen e Konferencës së Lindjes në NBA, që i mungonte nga viti 2004, pasi eliminoi Nju Jorkun. Suksesi 106-99 mbylli»»

(Basketboll)

Nju Jork ka arritur të mbijetojë në playoff duke fituar 85-75 ndaj Indianas për të shkurtuar serinë në 3-2 dhe duke tentuar që të bëjë»»

(Boks)

Floid Meiuedher dhe Vladimir Kliçko kanë regjistruar dje fitoret e radhës në ndeshjet për mbrojtjen e titujve kampion, duke konfirmuar se janë të padiskutueshëm në»»

(Boks)

Vladimir Kliçko, superkampioni i peshave të rënda të boksit, po bëhet gati të hyjë në histori si protagonisti i ndeshjes me shpërblimin më të madh»»

(Boks)

Robin Krasniqi nuk ka qenë i suksesshëm në tentativën e tij për të marrë titullin botëror WBO për peshat deri në 79 kilogram,  pasi është»»

(Boks)

Robin Krasniqi ka vendosur të tallet me rivalin e tij të radhës, kampionin e botës, Natan Kleverli, duke i bërë dhuratë atij një fund. Boksieri»»

(Boks)

Devid Hej ka vendosur të kthehet në mënyrë aktive në ringun profesionist të boksit, duke provuar të sigurojë përsëri një tjetër shans për fitoren e»»

(Boks)

Moda e momentit në të gjithë botën, kërcimi “Harlem Shake”, ka pushtuar edhe skuadrën e Majemi Hit që ka dhuruar sot versionin e vet për»»

(Tenis)

Rafael Nadal dhe Serena Uilliams janë konfirmuar si dy tenistët më të fortë të momentit, pasi kanë siguruar suksesin e radhës në një turne Masters»»

(Tenis)

Rafael Nadal vazhdon kthimin e tij të suksesshëm pasi ka lënë pas dëmtimin, duke arritur të mundë Stanislas Vavrinka me rezultatin 6-2 dhe 6-4 në»»

(Tenis)

Serena Uilliams ka ruajtur hegjemoninë e saj në kreun e renditjes botërore të tenisit për femra, pasi ka fituar në turneun e Madridit për të»»

(Tenis)

Rafael Nadal, ashtu si i gjithë opinioni sportiv, ka mbetur plotësisht i zhgënjyer nga vendimi i dhënë nga gjykata spanjolle rreth provave në operacionin “Puerto”,»»

(Tenis)

US Open do të kthehet brenda 4 viteve të ardhshme në turneun e tenisit më të pasur në botë, pasi organizatorët kanë arritur një akord»»

(Tenis)

Tenisi është sporti i radhës që ka vendosur të përdorë të ashtuquajturën Pasaportë Biologjike, për të luftuar përdorimin e dopingut. Lajmi u bë i ditur»»

(F1)

Fernando Alonso ka fituar Çmimin e Madh të Spanjës përballë tifozëve të tij që kanë festuar si të çmendur suksesin e parë të spanjollit të»»

(F1)

Skuadra e Mercedes ka bërë hapa gjigand para, duke konfirmuar se ka një makinë shumë të shpejtë falë paraqitjes së shkëlqyer të Niko Rosberg. Piloti»»

(F1)

Policia lokale në Bahrein ka konfirmuar se ka arritur të ndalojë me sukses tentativën e një sulmi terrorist gjatë Çmimit të Madh të Formula 1»»

(F1)

Xhenson Baton ka zbuluar se shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez, i ka kërkuar falje për duelin që kaloi çdo limit gjatë Çmimit të»»

(F1)

Sebastian Vetel ka fituar Çmimin e Madh të Bahrein në Formula 1, duke marrë kësisoj suksesin e dytë në këtë kampionat dhe duke çuar në»»

(F1)

Niko Rosberg ka çuditur të gjithë duke siguruar pole position për Mercedes në Çmimin e Madh të Bahreinit në Formula 1. Makina gjermane nuk dukej»»