|
|
e Mërkurë, 18 Korrik 2012 12:02 Shakhtar Donetsk ka refuzuar një ofertë prej 27 milion paund nga Çelsi për yllin brazilian të skuadrës ukrainase, Uillian, pasi fituesit e Ligës së Kampioneve e shohin atë si një përforcim shumë të vlefshëm.
Por trajneri i ukrainasve, Mirçea Luçesku, ka zbuluar se nëse Çelsi dëshiron të marrë futbollistin, çdo shumë nën atë të 32 milion paund që paguan për Eden Hazard, do të cilësohej e papërshtatshme për një transferim të tillë.
“Unë kam patur një bashkëbisedim me Uillian dhe presidentin e klubit rreth interesimit të Çelsit. I thashë futbollistit që mund të largohet, po vetëm nëse ne na mbërrin oferta e duhur. Ai është një lojtar i madh”.
“Uillian ishte investimi më i madh që Shakhtar ka bërë në një futbollist të ri dhe duhet ta respektojmë sakrificën që është bërë për të. Klubet nuk duhet të mendojnë se çmimet e lojtarëve janë më të ulëta vetëm sepse ata vijnë nga klubet e lindjes. Ata kanë shpenzuar shumë para për Hazard por nuk duan të paguajnë të njëjtën shumë për Uillian, edhe pse sipas mendimit tim, futbollisti ynë është më i mirë”, tha Luçesku.
Lojtari brazilian ka shkëlqyer që prej transferimit të tij në Ukrainë nga Korinthians në vitin 2007, ndërsa ka qenë protagonist në fitoren e tre titujve kampion në Ukrainë si dhe Kupës UEFA në vitin 2009. (LajmeShqip.com)
Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Murinjo: Ky ishte sezoni më i keq i karrierës time!
Trajneri pranon se ka dështuar pasi nuk ka siguruar asnjë titull në këtë edicion me Realin
lexo më shumë »Atletiko mund Realin pas 14 vitesh dhe merr Kupën e Mbretit
Suksesi 2-1 në kohën shtesë vjen pas një ndeshje të tensionuar ku u larguan me karton të kuq Murinjo, Kristiano Ronaldo e Gabi
lexo më shumë »Një gol në shtesë i jep Laçit Kupën e Shqipërisë
Kurbinasit mundin Bylisin me një gol të Çelës dy minuta para se skuadrat të shkonin në gjuajtjet e penalltive
lexo më shumë »Venger: Nuk kemi bërë ofertë për Runin!
Trajneri francez ka hedhur poshtë zërat e përhapur në shtypin anglez për një ofertë ndaj sulmuesit të “djajve të kuq”
lexo më shumë »