|
|
e Shtunë, 04 Gusht 2012 16:58 Një muaj pas suksesit në Uimbëlldon, Serena Uilliams ka përsëritur vetveten në fushën e tenisit me bar më të famshme në botë, por këtë radhë duke marrë medaljen e artë në Londër 2012. Amerikania që renditej e 4-ta në fillimin e turneut, ka shkatërruar rusen Maria Sharapova, me rezultatin 6-0 6-1, për të treguar dominimin e saj absolut ndaj kundërshtareve.
I gjithë turneu ka folur vetëm për 30 vjeçaren që është kthyer fuqimisht në majat e klasifikimeve botërore pas dy viteve errësirë. Në të gjithë turneun, ajo u ka lënë kundërshtareve të saj vetëm 17 pikë, që do të thotë praktikisht se nuk ka patur rivalë në Londër.
Kjo për të ishte medalja e parë e artë në garën individuale, pasi ka fituar atë të dysheve përkrah motrës së saj si në Sidnei, ashtu edhe në Pekin. Nëse arrin të fitojë garën dyshe edhe këtë edicion bashkë me motrën e saj Venus, të dyja do të kalojnë në kuotën e 4 medaljeve të arta, si askush në një familje më përpara në historinë e Olimpiadave.
As Maria Sharapova nuk ka arritur t’i bëjë rezistencë amerikanes që duket se shumë shpejt do të kthehet në majën e klasifikimit të renditjes botërore. Sinjalin e parë e dha që një ditë më parë, duke mundur në gjysmëfinale pikërisht atë që aktualisht mban numrin 1 në këtë renditje, bjellorusen Viktoria Azarenka e cila pas dominimit absolut të kundërshtares së saj, u largua duke qarë me dënesë nga fusha e lojës dhe vetëm sot u ngushëllua disi duke fituar ndeshjen për medaljen e bronztë përballë ruses Kirilenko. (LajmeShqip.com)
Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »Heinkes: Ky është shansi im i fundit për Ligën e Kampioneve
Trajneri gjerman dëshiron të largohet “nga dera kryesore” e futbollit evropian
lexo më shumë »Babai i Neimar: Të mbyllet sa më parë ky ankand!
Kthimi në një telenovelë i transferimit të futbollistit te Barcelona ka acaruar më shumë situatën
lexo më shumë »Benitez-Napoli, mungon vetëm firma në kontratë
Trajneri spanjoll do të marrë drejtimin e skuadrës italiane sapo të mbyllë aventurën te Çelsi
lexo më shumë »Inter-Stramaçioni, fundi i një dështimi të paralajmëruar
Pritet vetëm zyrtarizimi por trajneri është lajmëruar se nuk do të ulet më në pankinën zikaltër
lexo më shumë »