|
|
e Hënë, 08 Tetor 2012 18:01 Valter Samuel është “njeriu derbi” për Interin. Janë 10 ndeshje të luajtura kundër Milanit në kampionat ku mbrojtësi argjentinas është aktivizuar dhe çuditërisht, të gjitha këto ndeshje janë fituar nga Interi.
Ndaj nuk mund të duket rastësi fakti që Interi ka fituar edhe mbrëmë, pasi Samuel ka qenë në fushë dhe si për ironi të fatit, ka shënuar edhe golin e vetëm të këtij takimi për t’i siguruar tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.
07/10/12 MILAN-INTER 0-1
06/05/12 INTER-MILAN 4-2
15/01/12 MILAN-INTER 0-1
24/01/10 INTER-MILAN 2-0
29/08/09 MILAN-INTER 0-4
15/02/09 INTER-MILAN 2-1
23/12/07 INTER-MILAN 2-1
11/03/07 INTER-MILAN 2-1
28/10/06 MILAN-INTER 3-4
11/12/05 INTER MILAN 3-2
Ndeshjet e mësipërme janë të gjitha ato ku mbrojtësi me nofkën “Muri” ka luajtur në kampionatin italian, duke treguar vit pas viti se meriton te quhet tashmë “njeriu derbi” pasi i sjell fat Interit. Statistikat në fjalë kanë bërë që nga dita e djeshme, tifozët e Interit të kërkojnë aktivizimin e përjetshëm të tij në ndeshjet derbi, edhe kur ai të vendosë të braktisë futbollin e luajtur. (LajmeShqip.com)
Montela ironizon Milanin: Gjuajnë penalltitë më mirë se ne!
Trajneri i Fiorentinës nuk kapërdin lehtë faktin se si kuqezinjtë fituan në minutat e fundit ndaj Sienës
lexo më shumë »Barcelona vazhdon ndjekjen e 100 pikëve të Murinjos
Katalanasit zhvillojnë festën e titullit pas fitores 2-1 ndaj Vajadolid, ndërsa mbeten dy fitore larg rekordit të madrilenëve
lexo më shumë »San Antonio dominon ndaj Memfis në finalen e parë
Teksanët fitojnë pa vështirësi 105-83 në sfidën e parë ndaj debutuesve të finales së Konferencës
lexo më shumë »Milani në Champions mes polemikave
Kuqezinjtë 2-1 me dy gola në minutat e fundit ndaj Sienës, por ka debat për penalltinë e golit të barazimit
lexo më shumë »Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »