|
|
Tuesday, 21 February 2012 12:55
Ish-trajneri i Real Madridit, Arrigo Saki, ka paralajmëruar tifozët e Barcelonës se ata nuk duhet të jenë të sigurt se Pep Guardiola do të nënshkruajë kontratën e tij të re.
Ky i fundit, vazhdon të qëndrojë i heshtur mbi planet për të ardhmen e tij në Barcelonë.
“Pep kishte vendosur për ta lënë drejtimin dy vite më parë, ai ishte tepër i tensionuar dhe i stresuar nga puna. Unë e këshillova atë të mos largohet nga Barcelona, ose të paktën ta mendojë dy herë para se ta bënte një gjë të tillë”.
“Por ai ende e ka këtë ide në mendje”, tregoi Saki. (LajmeShqip.com)


