|
|
e Diel, 23 Shtator 2012 21:28 Sabotazh në derbin e Madridit mes Rajo Vajekanos dhe Real Madrid! Dy orë para ndeshjes që pritej të fillonte në orën 21:30, është mësuar se nuk punonte impianti ndriçues në stadium, jo për shkak të një avarie, por për shkak se një apo shumë persona kanë prerë kabllot e dritave.
Me mbërritjen e skuadrave në stadiumin e “Valekas” dhe me afrimin e tifozëve, drejtuesit e skuadrës së Rajos kanë menduar të ndezin dritat e impiantit, por kanë parë se ata nuk ndizen dhe kanë lëshuar alarmin, duke bllokuar si fillim hyrjen e tifozëve në stadium. Më pas, është kontrolluar me shpejtësi impianti i ndriçimit, ndërsa lojtarët e të dy skuadrave bënin nxemje në fushë në gjysmë errësirë, pasi mungonte ndriçimi elektrik në njërin krah të stadiumit.
Presidenti i Rajo Vajekanos, Martin Presa, konfirmoi për kamerat televizive se një apo shumë persona të paidentifikuar kanë prerë kabllot. “I kanë prerë dhe shkurtuar kabllot e ndriçimit të stadiumit. Po bëjmë maksimumin për t’i rivendosur por kërkon kohë pasi nuk është një procedurë e thjeshtë”, tha ai për “Canal+” ndërsa në stadium triumfonte kaosi.
Në orën 22, afati i fundit i vendosur nga Federata Spanjolle, u vendos që ndeshja të shtyhej për një datë të pacaktuar, ndonëse më shumë mundësi ka të luhet të hënën në darkë pasi Real Madrid nuk ka më asnjë mesjavë bosh deri në shkurt për të rikuperuar këtë sfidë.
“Nuk e dimë se kush janë sabotatorët dhe shiu që bie ka fshirë gjurmët e tyre. Ka elektricitet, por jo mjaftueshëm për të luajtur këtë ndeshje. Na vjen keq për tifozët por situata nuk është në dorën tone”, ishin fjalët e presidentit të vendasve, pasi u mor vendimi për shtyrjen e takimit në fjalë dhe dy skuadrat dolën në fushën e lojës, për të bërë një seancë stërvitore në vend të ndeshjes mes tyre. (LajmeShqip.com)
Primera Division
Java 5 / Rezultatet
Majorka-Valencia 2-0
8’ Viktor, 55’ Arizmendi
Levante-Real Sociedad 2-1
70’ (p) Barkero, 87’ Martins / 23’ Zurutuza
Atletiko Madrid-Real Vajadolid 2-1
31’ Godin, 45’ (p) Falkao / 55’ Bueno
Atletik Bilbao-Malaga 0-0
Rajo Vajekano-Real Madrid e shtyrë
RENDITJA: Barcelona 15 pikë, Majorka 11, Malaga 10, Atletiko Madrid 10, Betis 9, Sevilja 8, Rajo Vajekano 7, Levante 7, Selta Vigo 6, Real Saragoza 6, Deportivo La Korunja 6, Real Sociedad 6, Real Vajadolid 6, Valencia 5, Getafe 4, Atletik Bilbao 4, Real Madrid 4, Granada 2, Espanjol 1, Osasuna 1.
“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Morati i bën dalje Stramaçionit
Mungon vetëm zyrtarizmi i largimit të trajnerit të ri nga drejtimi i zikaltërve, ku pritet të emërohet Mazarri
lexo më shumë »Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »