|
|
e Hënë, 09 Korrik 2012 14:12 Federata Ruse e Futbollit është përfshirë në kaos për shkak të emrit të zëvendësuesit të Dik Advokat që braktisi këtë kombëtare pas përfundimit të Euro 2012. Meqenëse në media kanë dalë emra të shumtë trajnerësh, drejtuesit kanë vendosur që nesër të qartësojnë gjithçka duke bërë publike një listë me emrat e personave që po negocoijnë me ta.
Në njoftimin e shfaqur në faqen e internetit të kësaj federate, është bërë e qartë se nuk ka ende asnjë akord apo marrëveshje të nënshkruar me trajnerin e ardhshëm, të cilit pritet t’i besohet një projekt 6 vjeçar.
Rusia do të organizojë Botërorin 2018 dhe për këtë arsye, rusët synojnë që në vitet e ardhshme të punohet për një kombëtare që të përfaqësojë denjësisht e pse jo, të pretendojë për të fituar këtë eveniment.
Sipas mediave ruse, emra e përzgjedhur janë shumë prestigjiozë, duke filluar nga treshja italiane Kapelo-Spaleti-Mançini, për të vazhduar me Pep Guardiolën. Deri tani, të vetmit që kanë pranuar publikisht interesimin për pankinën e Rusisë janë Kapelo dhe Spaleti.
Ndërkohë, presidenti i Spartak Moskës, Leonid Fedun, është gati të paguajë rrogën e Guardiolës ose Mançinit, nëse ata do të jenë të përzgjedhur për të drejtuar kombëtaren ruse në 6 vitet e ardhshme. (LajmeShqip.com)
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »