|
|
e Premte, 29 Qershor 2012 08:02 Euro 2012 deri tani i ka kushtuar shtrenjtë trajnerëve të ndryshëm që i kanë dhënë lamtumirën kombëtareve që drejtonin. Mes tyre ka qenë edhe Dik Advokat, që do të kthehet në Holandë pas një periudhe aspak të suksesshme me Rusinë.
Në vend të tij, drejtuesit e futbollit rus, po mendojnë të afrojnë italianin Fabio Kapelo, të nxitur nga dëshira e kompanisë “Gazprom”, e cila garanton të paguajë rrogën e lartë të teknikut italian.
Pas pak ditësh, në Federatën Ruse do të behet zgjedhja e presidentit të ri, por nëpërmjet një menaxheri të lartë të “Gazprom”, e me sa duket me iniciativën e vetë Vladimir Putin, po kërkohet një trajner tjetër i njohur në arenën ndërkombëtare.
Duke parë lidhjet e “Gazprom” me Zenit Shën Petersburg, u mendua fillimisht se ky kandidat do të ishte Luçiano Spaleti, të cilit mund t’i propozohej që të bënte punë të dyfishtë.
Por më pas është kaluar te Kapelo, i cili ka eksperiencë ndërkombëtare dhe di si të menaxhojë një kombëtare, pasi për rreth 4 vite ka qenë në drejtimin e Anglisë. (LajmeShqip.com)
Rusi-Republika Çeke 4-1
15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar
Poloni-Rusi 1-1
57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev
Greqi-Rusi 1-0
45’+2’ Karagunis
Bajern, bamirësi me stërvitjet e Guardiolës
Klubi gjerman vendos çmimin 5 euro për dy stërvitjet e para të spanjollit në “Allianz Arena” për të ndihmuar zonat e përmbytura
lexo më shumë »Shkëlqen Japonia, por në fund fiton Italia
Suksesi 4-3 i italianëve çon skuadrën evropiane në gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Neimar i jep fitoren Brazilit ndaj Meksikës
Sulmuesi shënon gol dhe jep asist në suksesin 2-0 që afron brazilianët me gjysmëfinalet e turneut
lexo më shumë »Mesi: Kemi zgjidhur telashet me ligjin!
Argjentinasi flet për problemet me taksat e papaguara dhe për jetën e tij, ndikimin në futboll dhe “ofertat e parefuzueshme”
lexo më shumë »Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »