|
|
e Hënë, 27 Gusht 2012 15:01 Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, mendon se është ende shumë shpejt që ylli brazilian Neimar, të krahasohet me argjentinasin Lionel Mesi, pasi 25 vjeçari ka një talent unik. Sipas tij, krahasimi i Neimar me Mesin është shumë i papërshtatshëm, pavarësisht cilësisë së lojtarit të Santos.
“Neimar ka një të ardhme të shkëlqyer, por unë nuk mendoj se ka futbollist në botë që mund të krahasohet me Mesin. Mesi është unik dhe i papërsëritshëm”, tregoi presidenti i katalanasve, i cili mendohet se gjatë javëve të fundit ka bërë përpjekje për të sjellë Neimar pranë skuadrës së tij.
Ndonëse Mesi vazhdon të shënojë gola në seri dhe të nxjerrë Barcelonën nga telashet në këto javë të para të sezonit, vetë trajneri i katalanasve, trajneri Tito Vilanova, mendon se ai nuk është ende në formën e tij më të mirë dhe se mund të jepte më shumë për skuadrën gjatë ndeshjes kundër Osasunas.
“Ne shpresojmë që në çdo ndeshje ai të mbërrijë notën 10 nga 10 të mundshme, por edhe kur ai meriton notën 9, ai përsëri arrin të shënojë”, ishte komenti i Vilanovës ndaj lojtarit të tij. (LajmeShqip.com)
Juventusi mundet nga Sampdoria në javën e fundit
Gjenovezët janë të vetmit që i kanë mundur në dy ndeshje kampionët e Italisë në këtë sezon
lexo më shumë »Bajerni mbyll kampionatin me një tjetër triumf
Bavarezët regjistrojnë 91 pikë pas 34 javësh duke marrë fitoren e 16-të në 17 ndeshjet e fazës së dytë
lexo më shumë »Alegri: Kjo është konferenca e fundit… për këtë vit!
Trajneri i Milanit ironizon me zërat e zakonshëm për largimin e tij nga drejtimi i kuqezinjve
lexo më shumë »Markez siguron një tjetër pole në Le Mansh
Spanjolli i Hondas mund bashkëkombësin e tij, Horge Lorenco, për vetëm 30 të mijtat e sekondës
lexo më shumë »Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »