|
|
e Premte, 21 Shtator 2012 15:32 Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo, do të marrë pjesë në një spektakël televiziv fitnesi të krijuar enkas për ta ndihmuar që të bjerë nga pesha. 36 vjeçari dëshiron të heqë kilet e tepërta që i janë shtuar që nga momenti kur vendosi të braktisë futbollin në mënyrë që të jetë në gjendjen më të mirë fizike për ndeshjen e bamirësisë që do të luajë përkrah mikut të tij Zinedin Zidan në fund të këtij viti.
Motivimi është i qartë, pasi ai do të jetë nën sytë e milion teleshikuesve që ndjekin me rregullsi programin argëtues “Fantástico” të rrjetit shumë popullor televiziv “Globo”.
“Kam një ndeshje kundër skuadrës së miqve të Zidan në Porto Alegre në dhjetor dhe dua të jem i gatshëm për të. Kjo është sfida ime”, ishin fjalët e futbollistit.
Pesha ekzakte e Ronaldos nuk është bërë e ditur por vitet e fundit, forma e rrumbullakët e stomakut të tij është bërë objekt talljesh në të gjithë botën. Në fundin e viteve 90’ dhe në fillimin e mijëvjeçarit të ri ai ishte idhulli i futbollit botëror, një nga sulmuesit më të kompletuar në qarkullim. Ronaldo fitoi 2 Kupa Bote me Brazilin, ndërsa në nivel ekipesh ka luajtur me skuadrat më në zë të futbollit evropian si Barcelona, Inter, Real Madrid e Milan.
Problemet me dëmtimet e më pas ato me tiroidet bënë që forma e tij fizike të mos ishte gjithmonë në maksimum dhe bënin që të shtonte vazhdimisht peshë.
Mediat braziliane raportojnë se kjo është edhe një mënyrë origjinale që ka gjetur lojtari për t’i bërë reklamë ndeshjes së bamirësisë që do të mbledhë të ardhura për të varfrit në botë. (LajmeShqip.com)
Juventusi mundet nga Sampdoria në javën e fundit
Gjenovezët janë të vetmit që i kanë mundur në dy ndeshje kampionët e Italisë në këtë sezon
lexo më shumë »Bajerni mbyll kampionatin me një tjetër triumf
Bavarezët regjistrojnë 91 pikë pas 34 javësh duke marrë fitoren e 16-të në 17 ndeshjet e fazës së dytë
lexo më shumë »Alegri: Kjo është konferenca e fundit… për këtë vit!
Trajneri i Milanit ironizon me zërat e zakonshëm për largimin e tij nga drejtimi i kuqezinjve
lexo më shumë »Markez siguron një tjetër pole në Le Mansh
Spanjolli i Hondas mund bashkëkombësin e tij, Horge Lorenco, për vetëm 30 të mijtat e sekondës
lexo më shumë »Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »