Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se është e pamundur për t’i krahasuar dy trajnerët më të mirë në botë, sipas tij, Jose Mourinhon dhe Sir Alex Ferguson.
Ronaldo ka luajtur me të dy trajnerët më të mirë në botë, në lojën e futbollit, dhe ndihet shumë krenar që ka punuar me të dy.
“Ata janë të ndryshëm. Ju nuk mund të krahasoni një “Ferrari” me një “Porsche”. Ju pëlqen “Ferrari” apo e preferuara juaj është “Porsche”?
“Ata janë më të mirët që unë kam punuar ndonjëherë me ta. Unë kam qenë i impresionuar nga metodat që ka përdorur Mourinho në stërvitje, ato kanë qenë të mahnitshme”.
“Ferguson? – Nuk mund ta përshkruaj, ai është si një baba për mua”, përfundoi Cristiano Ronaldo.