|
|
e Hënë, 27 Gusht 2012 13:20 Ronaldinjo duket se është ringjallur me fanellën e Atletiko Mineiros, duke dhuruar spektakël dhe ndihmuar këtë skuadër të qëndrojë në kreun e klasifikimit të kampionatit brazilian.
Nëse me Flamengon ai dukej krejtësisht i mërzitur dhe luante pa dëshirë, me Atletiko Mineiro gjërat kanë ndryshuar dhe braziliani i është kthyer magjive të dikurshme, duke u bërë protagonist absolut me lojën e tij në radhët e kësaj skuadre.
Ndeshja kundër Kruzeiros, një klasike e kampionatit brazilian, ka qenë vërtetimi i ringjalljes së plotë të Ronaldinjos, i cili ka shënuar një gol spektakolar në minutën e 90-të të takimit, në barazimin 2-2.
Goli ka patur gjithçka nga Ronaldinjo “i vjetër”, duke filluar nga shkëputja me shpejtësi mes kundërshtarëve që në mesin e fushës, për të vazhduar me driblimin në zonë dhe gjuajtjen e pakapshme për portierin kundërshtar. Më pak fjalë, për disa momente, të gjithë shijuan edhe një herë yllin që shkëlqente në futbollin evropian me fanellën e Barcelonës disa vite më parë. (LajmeShqip.com)
Juventusi mundet nga Sampdoria në javën e fundit
Gjenovezët janë të vetmit që i kanë mundur në dy ndeshje kampionët e Italisë në këtë sezon
lexo më shumë »Bajerni mbyll kampionatin me një tjetër triumf
Bavarezët regjistrojnë 91 pikë pas 34 javësh duke marrë fitoren e 16-të në 17 ndeshjet e fazës së dytë
lexo më shumë »Alegri: Kjo është konferenca e fundit… për këtë vit!
Trajneri i Milanit ironizon me zërat e zakonshëm për largimin e tij nga drejtimi i kuqezinjve
lexo më shumë »Markez siguron një tjetër pole në Le Mansh
Spanjolli i Hondas mund bashkëkombësin e tij, Horge Lorenco, për vetëm 30 të mijtat e sekondës
lexo më shumë »Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »