|
|
e Shtunë, 28 Korrik 2012 13:20 Ndeshja e fundit miqësore e Romës në turneun që u zhvillua në Nju Jork, nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht faktit se verdhekuqtë fituan 2-1 ndaj El Salvador. Paraqitja e mirë e Osvaldo dhe Bojan u la në hije nga ngjarjet josportive që ndodhën në fushën e lojës dhe jashtë saj.
Ndeshja është transformuar në një zënkë masive në pjesën e dytë, kur stadiumi që bënte tifo për latino-amerikanët, ka reaguar kundër çdo aksioni të Romës. Një tifoz goditi me shishe uji Bojan, ndërsa më një tjetër hyri në fushë gjysmë i zhveshur, pasi policia nuk ishte në gjendje ta ndalte.
Por situata u përkeqësua 7 minuta para fundit të ndeshjes kur romanisti Taksidis ndërhyn ashpër ndaj Figeroa. Lojtari i El Salvador reagon me një goditje me kokë, ndërsa greku përpiqet të hakmerret në mënyrën e tij, duke sjellë si pasojë një zënkë masive mes dy skuadrave.
Në fund, nuk mund të mungonte reagimi i Zdenek Zeman, i cili ka akuzuar gjyqtarin se ka bërë gjithçka gabim në këtë ndeshje që ishte thjesht një miqësore. “Gjyqtari mori një vendim të gabuar. Por kur një lojtar pëson një goditje me kokë nga kundërshtari, mund të ndodhë që lojtari të reagojë keq. Po të isha unë në vendin e tij, do të rrëzohesha në tokë e do të qaja”, tha trajneri i Romës. (LajmeShqip.com)
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »