|
|
e Premte, 14 Shtator 2012 20:31 Mesfushori i Bajern Mynih, Arjen Roben, beson se ai duhet të bëhet me egoist në fushën e lojës që t’i kthehet përsëri formës më të mirë. Lojtari i përfaqësueses holandeze është kritikuar shpesh në vitet e fundit për mënyrën e tij të lojës shumë individuale. Por vetë futbollisti mendon se ky egoizëm është ai që e bën një lojtar të rrezikshëm për kundërshtarët.
“Më duhet të kthehem përsëri te bazat e futbollit. Mund të duket pak e çuditshme por më duhet të bëhem më shumë egoist përsëri”, tha ai për “Voetbal International”.
“Më duhet të bëj veprime individuale dhe të fitoj përsëri besimin te vetja, thjesht të bëj më të mirën. Kishte disa momente gjatë fazës përgatitore kur mendova “ja ku është Arjeni i vjetër”. Nuk kam qenë kurrë krejtësisht i qetë në muajt e fundit. Mendoja më shumë rreth asaj që po bëja sesa të përdorja intuitën time”.
“Paparashikueshmëria është forca ime më e madhe. Sigurisht që unë e marr një vendim të gabuar herë pas here, por kjo është pjesë e lojës time. Nuk arrita asnjëherë në maksimumin e formës time në vitin e kaluar, pasi në mënyrë të pandërgjegjshme po përshtatja lojën me kërkesat e të tjerëve”, deklaroi mesfushori holandez. (LajmeShqip.com)
Bajern Mynih fiton Ligën e Kampioneve
Arjen Roben shënon golin e fitores dramatike 2-1 në minutën e 89-të të sfidës ndaj Borusia Dortmund
lexo më shumë »Rosberg, pole i tretë radhazi me Mercedes
Gjermani siguron vendin e parë në nisje në pistën e Monako, duke kaluar shokun e skuadrës, Luis Hemilton
lexo më shumë »Ançeloti nuk heq dorë: Dua të shkoj te Reali!
Trajneri italian bën të qartë se nuk ka ndryshuar mendje, por është i detyruar të respektojë kontratën
lexo më shumë »Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »