|
|
e Hënë, 13 Gusht 2012 08:40 Pa u mbyllur mirë Lojërat Olimpike Londër 2012, kanë filluar polemikat dhe debatet për Rio 2016. Komiteti Organizator i këtij evenimenti kishte shpresuar të jepte një paraqitje spektakolare para gazetarëve për punën që do të bëhej për të pritur aktivitetin pas 4 vitesh.
Por në vend të këtij prezantimi, gjatë të gjithë konferencës ata janë detyruar të mbrojnë vendimin për të emëruar Stadiumin Olimpik “Zhoao Havelanzh”, një ish zyrtar me famë ndërkombëtare, por i përfshirë në skandale të rënda korrupsioni.
96 vjeçari Havelanzh, ish-president i FIFA-s, u shpall fajtor nga një gjykatë zvicerane për korrupsion aktiv, pasi ka marrë më shumë se 1 milion dollarë ryshfet nga një kompani marketingu në vitet ’90. Por drejtuesit brazilianë kanë vendosur të mbrojnë figurën e tij.
“Jemi shumë krenarë për atë që z. Havelanzh ka bërë në mbarë botën dhe për sportin e Brazilit në veçanti. Me sa di unë, ai ka gabuar dhe është dënuar për një gjë të tillë. Por kjo nuk më shqetëson, pasi ai vazhdon të jetë një legjendë e sportit tonë”, tha Leonardo Gryner, shef i delegacionit brazilian.
Më pas, ai ka pranuar se nuk ka qenë Komiteti Olimpik Brazilian që ka zgjedhur emrin e stadiumit, por bashkia e Rio De Zhaneiros, në pronësi të të cilës do të mbetet ky impiant pas përfundimit të Lojërave Olimpike. (LajmeShqip.com)
Juventusi mundet nga Sampdoria në javën e fundit
Gjenovezët janë të vetmit që i kanë mundur në dy ndeshje kampionët e Italisë në këtë sezon
lexo më shumë »Bajerni mbyll kampionatin me një tjetër triumf
Bavarezët regjistrojnë 91 pikë pas 34 javësh duke marrë fitoren e 16-të në 17 ndeshjet e fazës së dytë
lexo më shumë »Alegri: Kjo është konferenca e fundit… për këtë vit!
Trajneri i Milanit ironizon me zërat e zakonshëm për largimin e tij nga drejtimi i kuqezinjve
lexo më shumë »Markez siguron një tjetër pole në Le Mansh
Spanjolli i Hondas mund bashkëkombësin e tij, Horge Lorenco, për vetëm 30 të mijtat e sekondës
lexo më shumë »Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »